Jo vetëm vdekje, ka edhe lajme të mira/Manastirliu: Shërohen 13 mjekë dhe 67 pacientë nga Covid-19

Nga Spitali Infektiv në Tiranë nuk vijnë vetëm lajme mbi shtimin e numrit të të prekurve nga koronavirusi apo të atyre që kanë ndërruar jetë, por ka edhe lajme të mira, siç është shërimi i 5 mjekëve dhe infermierëve, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 13.

Të pesë mjekët dhe infermierët rezultuan negativë në testet e bëra ndaj koronavirusit në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 personel shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Janë të shëruar 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare.

Bashkë me të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor, të cilët kanë fituar betejën me COVID-19.

Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.