Kërcet sherri mes dy familjeve në Golem/41-vjeçari qëllon me sëpatë fqinjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse vendi është duke u përballuar me koronavirusin, dy familje në Golem janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, ku një 41-vjeçar ka goditur me sëpatë fqinjin e tij.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur ndërsa policia ka arrestuar autorin, duke parandaluar një ngjarje që mund të precipitonte edhe më rëndë. Sipas informacioneve në policisë, ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 41-vjeçari, pasi goditi me sëpatë komshiun e tij 65-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sekuestrohet arma e krimit (sëpatë) dhe një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Policisë Kavajë, pas njoftimit të marrë së në fshatin Kryemëdhenj, Golem, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve dhe se njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun e vet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një...

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë. Media greke Zougla.gr...

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Sulejman...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Lajme të tjera

Web TV