Nxorri video kundër shqiptarëve, ylli i NBA: Nuk e dija

Basketobllisti slloven që luan në NBA, Luka Doncic, postoi një video në “Twitter”, ku ultrasit serb shfaqeshin duke kënduar kore kundër shqiptarë, por më pas ai e ka kuptuar gabimin dhe e ka fshirë atë.

Më vonë përmes një reagimi po në Twitter, slloveni shkruan: “Më vjen keq për videon që postova. Nuk i vura re fjalët e këqija. Kurrë nuk do ta shpërndaja diçka të tillë”.

Që prej vitit 2018, 21-vjeçari luan në NBA me Dallas Maveris, ndërkohë që për tre vite ai është aktivizuar me Real Madrid në Spanjë.

Doncic ka lidhje me Kosovën, pasi gjyshi i tij ka lindur në Klinë dhe shpesh ka qenë atje për pushime kur ishte fëmijë./Fjala.al/