Urdhri/ Shtyhet sërish hapja e shkollave, nuk vendoset afat tjetër

Shkolla Niket Dardani, e rikonstruktuar me nje investim prej 94,3 milione lekesh. /r/n/r/nNiket Dardani School, renovated with an investment of 94,3 million lek.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë sot urdhërin për shtyrjen e hapjes të të gjitha institucioneve arsimore deri në përfundim të epidemisë së Covid-19.

Në këtë urdhër thuhet se Ministria ndryshon urdhërin e datës 19 mars ku thuhej se institucionet arsimore do të rihapeshin më datë 3 prill, në mbajtjen mbyllur të tyre deri në përfundim të kësaj situate.

Urdhri ka hyrë në fuqi në mënyrë të menjëhershme dhe mban firmën e ministres Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë deri në rihapjen e institucioneve arsimore të gjitha orët e mësimit do të zhvillohen on-line siç është bërë deri në këto momente./Fjala.al/