Një 66-vjeçar nga Fieri është shëruar nga koronavirusi edhe pse ishte në gjendje shumë të rëndë. Kastrioti 66-vjeç, i cili vuante edhe nga diabeti ka thënë se shërimi nga Covid-19 ishte një rilindje për së dyti.
“Më duket sikur ka lindur për së dyti. Kam ardhur në gjendje shumë të rënduar këtu. Falë doktoreshë Najadës, unë sot do të kthehem në shtëpinë time dhe tek fëmijët e mi. Faleminderit shumë edhe stafit të efektivit këtu”, rrëfehet pacienti i shëruar, videon e të cilit e ka publikuar në Facebookun e saj edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Kam rilindur për së dyti” – Dëshmia e Kastriotit, 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv! Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit❗️ Sot Kastrioti është i shëruar?? #FORCA ekipi i Infektivit #JEMIMEJU”, shkruan Manastirliu.
Kastrioti përbën një përjashtim nga rregulli i agresivitetit që ka treguar sëmundja e koronavirusit kryesisht ndaj të moshuarve, ku deri më tani numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 16 ndërsa të infektuarit në 277.