760 vdekje në 24 orë, shkon mbi 13 mijë numri i viktimave në Itali

Foto Claudio Furlan - LaPresse 10 Marzo 2020 Brescia (Italia) News Tende e strutture di emergenza degli Spedali Civili di Brescia per l emergenza coronavirus Photo Claudio Furlan/Lapresse 10 March 2020 Brescia (Italy) Tents and emergency structures of the Civil Hospitals of Brescia for the coronavirus emergency

Këtë të enjte autoritetet italiane kanë raportuar 760 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali nga Covid-19 ka shkuar në 13.915, duke e renditur të parën në botën .

Ndërsa 4.668 persona janë diagnostikuar me koronavrusin, Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në 115.242.

Ndërsa ditën e djeshme kryeministri italian, Giuseppe Conte lajmëroi se izolimi do të zgjasë deri më 13 prill.

Me trishtim të plotë ua them se ne do të vazhdojmë izolimin edhe gjatë festës së Pashkëve”, tha Conte përgjatë një konference të mbajtur. “Ne po vërejmë efekte pozitive nga masat e kufizimit”.