A është Mini-Shengeni, rruga që çon Ballkanin drejt BE-së?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

22 vite pas përfundimit të luftërave në Ballkan, rajoni duket se po shkon drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Javën e kaluar Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën dritën e jeshile  nga Brukseli për të filluar negociatat, duke iu bashkuar Serbisë dhe Malit të Zi.

Këto katër vende kanë iniciuar gjithashtu Mini-Shengenin,  marrëveshjen rajonale për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Ndërkaq, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina kanë mbetur jashtë këtij procesi deri më tani.

Mini-Shengeni ka marrë mbështetjen politike nga Gjermania si vijim i procesit të Berlinit, ndërsa financimi i kësaj iniciative sigurohet nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore.

Qëllimi është të eliminohen kufijtë, pasaportat dhe lejet e punës për qytetarët e këtyre vendeve.

Nga ana tjetër, Kosova ka vendosur që të heqë taksën ndaj produkteve serbe, por e ka zëvendësuar atë me masën e reciprocitetit.

6 vendet e Ballkanit Perëndimor krijuan në 2017-n Zonën Ekonomike Rajonale.

“Kjo iniciativë,” shpjegon Jelica Miniç, presidenti i Lëvizjes Evropiane në Serbi, “kishte kuptim sepse qëllimi përfundimtar është integrimi në BE”.

Megjithatë, Kosova dhe Bosnja kanë mbetur jashtë këtij procesi. Këto dy vende nuk kanë përfituar as statusin e vendeve kandidate për në BE. Së pari, Bosnja, e cila nuk është në gjendje të pajtojë mes njëra-tjetrës dy entitetet e saj, atë serb nga njëra anë dhe atë boshnjak nga ana tjetër. Së dyti, problemi në Kosovë ka të bëjë se as Serbia dhe as Bosnja nuk e njohin pavarësinë e saj.

Megjithatë, Kosova nën presionin e SHBA-ve dhe BE-së hoqi taksën ndaj produkteve serbe në masën 100 për qind. Por Albin Kurti e ka zëvendësuar atë me reciprocitetin, gjë që ka zemëruar SHBA-të.

Lexo edhe :  Ndodh edhe kjo! Majmuni i 'fik dritat' Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Mini-Shengeni u shfaq kur bashkëpunimi mes vendeve të rajonit hyri në krizë për shkak të taksës së Kosovës ndaj mallrave serbe. 71 nismat janë hedhur në tavolinë dhe tani po artikulohen brenda një “harte zhvillimi”, e cila ka marrë miratimin e Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore.

Komuniteti Rom mund të jetë një nga përfituesit e mëdhenj të Mini- Schengenit, sipas Neda Korunouska, nga ‘Fondacioni Shoqëria e Hapur’.

Duke garantuar lirinë e tyre të lëvizjes, romët do të jenë në gjendje të lëvizin nga ekonomia informale, pa mbrojtje ligjore, në një sistem në të cilin ata do të kontribuojnë për shtetin në të njëjtat kushte si çdo qytetar tjetër në rajon.

Kroacia ishte vendi i fundit që hyri në BE në vitin 2005. Kroacia po kryeson presidencën e BE-së, ndërsa në qershor ia lë stafetën Gjermanisë. Procesi i Berlinit, i filluar në vitin 2014, është edhe korniza politike që nxit integrimin e Ballkanit.

Kosova dhe Bosnja duket se do të vazhdojnë të jenë pengesat kryesore. Gjithsesi diçka po lëviz në Kosovë. Jo vetëm për shkak të ngritjes së tarifave për produktet serbe dhe boshnjake, por edhe për faktin se qeveria e Albin Kurtit është drejt dorëheqjes pas mocionit të mosbesimit në Kuvend. Megjithatë, gjithçka pritet të shihet në ditët në vijim pasi Albin Kurti ka mbështetjen e madhe të votuesve të tij ndërsa nga ana tjetër SHBA po ushtron një presion të madh politik mbi kryeministrin në detyrë.

Përshtati nga La Vanguardia për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Sondazhi për Qarkun Fier nga Eduard Zaloshnja: PS 10 mandate, PD 5, të tjerat 1

Staticieni Eduard Zaloshnja kreu një sondazh  për të zbuluar sesi mund të ndahen mandatet parlamentare në Qarkun Fier, në qoftë se votohet...

“SPAK po shpëton Shqipërinë”/ Ngjela: Arrestimi i Veliajt është në favor të mazhorancës

Avokati Spartak Ngjela foli në një studio televizive lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mesditën e sotme me urdhër të SPAK....

Donald Trump sinjalizon mbështetjen e tij për kriptomonedhat

Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin botëror të kriptomonedhave. Siç njofton korrespodentja Michelle Quinn, zoti Trump po e zbaton...

PS humbi sot fytyrën e vet/ Minxhozi: Arrestimi i Veliajt, lajmi më i keq për mazhorancën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të...

Skenarët, çfarë ndodh me Bashkinë e Tiranës/ Afati i pritjes është tre muaj

Pak pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dolën nga Bashkia Tiranë duke marrë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama është njoftuar teksa ishte...

Lajme të tjera

Web TV