Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte kërcënoi hapur të gjithë ata që thyejnë karantinën.
Duterte kërkoi që të merren masa ekstreme për personat që nuk respektojnë karantinën apo për persona ndër bluzat e bardha, që nuk ofrojnë shërbimin e duhur ndaj të sëmurëve.
Në këtë situatë, teksa doli para kamerave, ai u kërkoi forcave të ushtrisë të qëllojnë ndaj kujtdo që nuk respekton rregullat.
“Urdhrat e mia për policinë dhe ushtrinë janë të qarta: qëlloni për vdekje ndaj çdokujt që nuk bindet dhe vë jetën tuaj në rrezik”.
Duke pasur parasysh sistemin e dobët mjekësor, ai tha se e ka më të lehtë t’i varrosë sesa të lejojë të shkaktohen trazira.
Filipinet kanë regjistruar deri më sot 96 jetë të humbura, ndërkohë që mbi 2000 persona rezultojnë të infektuar me virusin.