Një infermier i quajtur Antonio de Pace ka vrarë të dashurën e tij infermiere për shkak se ajo i kishte ngjitur virusin Covid-19.
Sipas asaj çfarë raportojnë mediat e huaja, ishte vetë i riu ai që kishte thirrur policinë menjëherë pasi kishte vrarë të dashurën e tij Lorena Quaranta, 27 vjeç.
Të dy të rinjtë ndihmonin në luftën kundër COVID-19 në Messina, Siçili.
Policia raporton se De Pace, 28 vjeç i kishte prerë të dashurës kyçet dhe më pas e kishte lënë të shtrirë në dysheme.
Infermieri e kishte kaluar COVID-19 dhe ishin pikërisht kolegët e Lorenës që e kishin shëruar, por pasi e vrau të dashurën ai tha se: ‘Unë e vrava atë sepse ajo më ngjiti koronavirusin’.
Testet e kryera mbrëmjen e djeshme tregojë se ai dhe as e dashura e tij nuk kishin koronavirus.
Lorena kishte postuar disa ditë pak para vdekjes së saj tragjike se rreth 41 mjekë italianë vdesin gjatë pandemisë.
Kjo kishte të bënte me lajmet që kanë goditur Italinë për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale dhe ajo e quante këtë situatë ‘të papranueshme ’.
‘Tani më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për të demonstruar përgjegjësi dhe dashuri për jetën. Ju duhet të tregoni respekt për veten tuaj, familjet tuaja dhe vendin’, shkroi ajo.
Më tej shtonte: ‘Le të rrinë së bashku të gjithë, të qëndrojnë në shtëpi. Le të shmangim një tjetër që sëmuret është një i dashur ose vetvetja.’
De Pace vetëm pak javë më parë kishte postuar një dedikim për të dashurën e tij pas kualifikimit të saj si mjeke.
Ai shkroi: ‘Për të arritur ëndrrat, duhet të punosh shumë me vendosmëri dhe ti je dëshmia. Uroj që të vazhdosh të ndjekësh ëndrrat e tua, të jetosh gjithmonë jetën që ke imagjinuar gjithmonë. Te lumtë! Urime për mjeken më të shkëlqyer të diplomimit’./Fjala.al/Burimi:DailyMail