FOTO/ Mbrojtësi i Kombëtares shpreh fantazitë, ja 5 aktoret pornografike që preferon

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Herdi Prenga duket se është duke i shijuar në maksimum ditët e karantinës.

Klubi letonez i Rigës, iu ka kërkuar futbollistëve që të zgjedhin 5 gjërat e tyre të preferuara që po lexojnë apo shikojnë gjatë izolimit dhe Prenga, i ka surprizuar të gjithë me përzgjedhjen, në ditën e 19-të të karantinës, teksa ka ndarë me tifozët e klubit 5 aktoret e filmave pornografike të preferuara, që ai ua sygjeron fansave që t’i ndjekim.

Përzgjedhjen e shqiptarit klubi i Rigës e ka shpërndarë në faqen zyrtare, duke shkruar: “PornHub u ofroi një llogari Premium të gjithë njerëzve në mënyrë që të kishin diçka për të bërë gjatë karantinës dhe Herdi Prenga ndan eksperiencën e tij.

Na vjen keq por për shkak të ndjekësve tanë të rinj, na u desh të mbulonim disa pjesë. Kërkoji në Google ore pervers”.-thuhet në postim./Fjala.al/