Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike se duhet të largohet si kryeministër pasi më parë ka qenë i arrestuar në Bolonja të Italisë.
Rama i lutet Zotit që t’u ndriçojë mendjen sipas tij, të gjithë akuzuesve të opozitës që nuk dinë se ç’flasin në këto kohë të vështira me koronavirusin.
Rama ka shpjeguar edhe incidentin që i ka ndodhur në Itali vite më parë, ku sipas tij donte të tregonte për mediat italiane racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport.
“Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre! O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!”, shkruan Rama në Twitter.
Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!
— Edi Rama (@ediramaal) April 2, 2020