OBSH: Numri i rasteve me koronavirus, do të kalojë mbi 1 milion në pak ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), paralajmëroi sot se numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, do të kalojë shifrën 1 milionë ditët e ardhshme. Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm dr.Tedros Adhanom Gebrejesus, theksoi se numri i vdekjeve ishte dyfishuar vetëm gjatë javës së kaluar.

OBSH tha se ishte e shqetësuar nga rritja “gati eksponenciale” e numrit të rasteve të konfirmuara në të gjithë botën, ku180 vende të botës rezultojnë të prekura. Deri tani janë konfirmuar në total 921.924 njerëz, me më shumë se 46.000 vdekje.

Dr.Gebrejesus tha:“Ndërsa hyjmë në muajin e katërt që nga fillimi i pandemisë, unë jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e shpejtë dhe përhapjen globale të infeksionit.

Gjatë 5 javëve të fundit, kemi parë një rritje “eksponenciale” të numrit të rasteve të reja me Covid-19, duke prekur pothuajse çdo vend, territor dhe zonë. Numri i vdekjeve ishte më shumë se 2-fishi javën e kaluar. Ditët e ardhshme, do të arrijmë në 1 milionë raste të konfirmuara të Covid-19 dhe 50.000 vdekje”- tha ai.

Dr.Gebrejesus theksoi se 74 vende po bashkëpunojnë me Orgnizatën Botëror të Shëndetësisë për testimin e vaksinës, ku po krahasohen 4 medikamente dhe kombinime te tyre, për të pasur një vaksinë kundër virusit. Më shumë se 200 pacientë janë përzgjedhur rastësisht, dhe do t’i nënshtrohen testimit në përpjekje për të gjetur një vaksinë.

Dr.Gebrejesus theksoi se është një përparësi e OBSH-së, që punonjësit e vijës së parë të kujdesit shëndetësor të kenë mundësi të përdorin pajisje mbrojtëse personale, përfshirë maskat mjekësore dhe respiratorët.

Komentet e tij vijnë pas një paralajmërimi të vazhdueshëm nga stafi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Britanik, se mjekët nuk kanë paisjet mbrojtës përsonale, të përshtatshme për të trajtuar pacientët e prekur me koronavirus.

Lexo edhe :  NATO/ Spanja prish planet e Trump, del kundër 5% të shpenzimeve ushtarake

Shoqata e Mjekëve në Mbretërinë e Bashkuar pretendoi se shumë mjekë të Shërbimt Shëndetësor Kombëtar u detyruan të heshtin përpara shefave të tyre, për mungesën e masave mbrojtëse, për punonjësit e vijës së parë të shëndetësië.

Të dielën e shkuar, Sekretari i Komuniteteve, Robert Xhenrik iu drejtua qeverisë duke thënë se ”nuk mund dhe nuk duhet t’u kërkojmë mjekëve që të qëndrojnë në vijën e parë pa pajisjet e duhura mbrojtëse”. “Për këtë arsye, ne po vazhdojmë të punojmë me qeveritë dhe prodhuesit për të rritur prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse personale, përfshirë maskat”- shtoi ai.

Dr.Gebrejesus tha se ka një debat të vazhdueshëm lidhur me përdorimin në masë të maskave, duke rekomanduar që ato të përdoren nga njerëzit e sëmurë, ose nga personat që kujdesen për to. Ai theksoi se ka shumë vende në zhvillim, që nuk kanë mundësi të ndihmojnë popullatën e tyre, veçanërisht ato vende ku njerëzit punojnë për të siguruar bukën e përditshme, duke luftuar dhe me pandeminë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për një lehtësim të borxheve, në mënyrë që t’u japë një mbështetje këtyre vendeve, duke u dhënë mundësinë që të kujdesen për popullatën e tyre dhe të shmangin në këtë mënyrë kolapsin ekonomik. /S.T/Fjala

 

Të fundit

Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin, si është marrëdhënia e tyre sot?

Pas aventurës në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj...

Filmi “Elio”, udhërrëfyesi galaktik i Pixar-it, plot humor dhe ndjeshmëri

Rikthime në stilin e Spielberg-ut dhe një alien i zjarrtë e i orientuar nga marrëveshjet janë mes elementëve të njohur në animacionin më të...

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç nuk mban krah: I kemi miq të dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se mendon që Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke u përgatitur për një sulm ndaj Iranit. “Shpresoj...

Izrael-Iran/ Ish-kreu i Inteligjencës: Kam frikë nga një luftë e gjatë

Sipas sondazheve të fundit dhe editorialeve të gazetave kryesore, gjithçka po shkon shumë mirë në Izrael. Fushata kundër Iranit po i pret kokën udhëheqësve...

Edward Snowden – Historia e njeriut që tronditi botën e survejimit

Karriera e hershme Edward Joseph Snowden lindi më 21 qershor 1983 në Elizabeth City, North Carolina, SHBA. Ai u rrit në një familje me lidhje...

Lajme të tjera

Web TV