PD nuk i shqitet Ramës: Ke gënjyer si delirant apo je arrestuar vërtet në Itali?

Partia Demokratike nuk i shqitet Edi Ramës lidhur me deklaratën e tij në mediat italiane se është arrestuar në Bolonja pas viteve ’90.

Ish-deputeti i selisë blu Oerd Bylykbashi i ka shtruar disa pyetje kryeministrit Rama pas reagimit të këtij të fundit se opozita nuk di ç’flet kur i kërkon të largohet nga posti i kreut të qeverisë.

Sipas Bylykbashit, Rama ose është në delir dhe ka gënjyer median italiane, ose ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Je gënjeshtar delirant apo të duhet të dorëzosh mandatin si çereku i deputetëve të partisë tënde?”, i drejtohet Bylykbashi, kryeministrit Rama.