Shahini, mësuesve: Mos mbingarkoni nxënësit, mësimi online vazhdon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit për mbylljen e shkollave deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë të ditur se mësimi online do të vazhdojë.

Në një videomesazh në Facebook, Shahini kishte një këshillë për mësuesit, që të mos mbingarkojnë nxënësit me koncepte të reja.

MASR do të vijojë me organizimin e xhirimeve të leksioneve që mësuesit po bëjnë gati për arsimin parauniversitar.  Këto do të transmetohen siç kemi bërë katër javët e para në RTSH dhe do të ritransmetohen në kanalin youtube të MASR. Mësuesit do të vijojnë komunikimin e tyre të përditshëm me nxënësit, duke u kujdesur të mos mbingarkojnë nxënësit me koncepte të reja dhe duke u kujdesur gjithashtu për oraret se kur mbajnë këtë komunikim me nxënësit dhe me prindërit e tyre.

Po ashtu Ministrja Shahini thekson se të gjitha universitetet kanë kaluar një pjesë të lëndëve online dhe fton ndërkohë ato të kalojnë të gjitha lëndët online.

Unë bëj ftesë që të kalojnë të gjitha lëndët online, sepse nuk jemi të sigurtë se sa do të zgjasë kjo periudhë kur po punojmë në kushte shtëpie dhe duhet t’i jepet shans secilit student që të mbyllë studimet e veta në kohë.

Të fundit

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, zbardhet axhenda

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, në orën 09:30 minuta. Në Asamble do të strukturoret kabineti...

Rama: Vjedhja e ujit penalizohet me heqje lirie, krijohet “task forca” në nivel kombëtar

Kryeministri Rama: Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam suksesin me shërbimin me energjinë...

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit. Mbështetja...

Protesta e Tragjasit/ Rama: Burimet ujore janë të Republikës, jo të atyre që i kanë afër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje nga krijimi i i Operatorit Kombëtar të Ujit, ku mes të tjerash foli edhe në lidhje me...

Misioni i pambaruar i Princit gjerman, Vidi largohet Shqipëria

3 shtator 1914 Përgatiti: Leonard Veizi Në fillim të shekullit XX, Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë më 28 nëntor 1912, por shteti i ri u gjend...

Lajme të tjera

Web TV