Covid-19 mbylli shtëpitë publike, punonjëset duan para nga shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra prostitutat të huaja që punojnë në Gjermani janë të pa puna, pasi shtëpitë publike u mbyllën për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Tashmë ato e kanë të pamundur të kthehen dhe në shtëpitë e tyre pasi kufinjtë u mbyllën.

Autoritetet në vend, ku prostitucioni ka qenë i ligjshëm për gati dy dekada, kanë mbyllur bordellot muajin e kaluar së bashku me bizneset e tjera jo jetike, si restorantet dhe klubet e natës për të shmangur përhapjen në masë të koronavirusit.

“Koronavirusi ka qenë një fatkeqësi për mua”, tha një prostitutë polake në qytetin perëndimor të Bochum e njohur për klientët e saj me pseudonimin Nicole. “Nuk kam pasur të ardhura që nga mesi i marsit dhe nuk ka vend për të fjetur”, shtoi ajo, duke refuzuar të jepte emrin e saj të vërtetë.

Para bllokimit, ajo i paguante bordellos së saj 90 euro në ditë për një dhomë për të plotësuar kërkesat e klientëve dhe për të jetuar në të. Por që nga ajo kohë ajo qëndroi me menaxherin e bordellos.

Punonjëset e seksit në Gjermani klasifikohen si të vetëpunësuar, paguajnë taksë dhe në teori kanë të drejtë për ndihmë financiare nga një fond i krijuar nga qeveria për të ndihmuar profesionistët e pavarur përmes pandemisë.

“Unë shpresoj se Qendra e Punës do të pranojë deklaratat e mia të taksave që të mund të përfitoj para nga papunësia”, tha Nicole. “Nëse kjo ndodh, unë do të jem në gjendje të transferohem në një apartament”.

Por disa prostituta punojnë në mënyrë të paligjshme dhe organizatat që mbështesin industrinë thonë se shumë njerëz, të tillë, si Nicole, paguajnë taksë, por nuk kanë dijeni për të drejtat e tyre.

Lexo edhe :  Ndryshime në Tokio, kush është Sohei Kamiya, “Donald Trump i Japonisë”

“Kërkesa për seks të paguar është ende, pavarësisht rrezikut të infektimit,” tha Heike Koettner, nga bamirësia Madonna për prostitutat në Bochum. “Disa gra po e marrin këtë rrezik.” Burimi: Reuters Përktheu: Fjala.al

Të fundit

Aktivistja Greta Thunberg proteston nga Tirana për Gazën

Aktivistja Greta Thunberg ndodhet në Tiranë ku të mërkurën mori pjesë në një protestë të organizuar për masakrën në...

Një 70-vjeçare nga Izraeli tentoi të vriste Netanyahun?

Një grua 70-vjeçare nga Izraeli qendror u arrestua sot nën akuzën e tentativës për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu duke prodhuar dhe përdorur një...

Trump nuk ndryshon mendje, SHBA tërhiqet sërish nga UNESCO

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të largohen përsëri nga UNESCO , agjencia arsimore, shkencore dhe kulturore e OKB-së, vetëm dy vjet pas...

Tregu i Zdrales kthehet në kompleks pallatesh, tregtarët: Mos na lini pa punë

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sërish këtë të martë para Bashkisë, pas një shkrese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që u kërkon lirimin...

Foshnja 4-muajshe rezulton pozitive me kokainë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në spitalin “Ruggi d’Aragona” në Salerno, Itali, ku një foshnjë katër-muajshe rezultoi pozitive për kokainë dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV