E bleu për djalin e sëmurë, vlonjatja ia dhuron respiratorin spitalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjest solidariteti  ka ndodhur sot në Vlorë, teksa një qytetare ka dhuruar një respirator për spitalin rajonal të Vlorës.

Respiratori ishte blerë disa vite më parë nga familja por nuk është përdorur asnjëherë. Respiratori është blerë kohë më parë për djalin e sëmurë të familjes i cili fatkeqësisht humbi jetën disa kohë më parë në Itali.

Tashmë zonja e vetmuar, Dinore Idrizaj, ka kryer gjestin human duke i dhuruar respiratorin spitalit të qytetit të saj.

Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar do ta përdorë tashmë për të gjitha familjet që do të kenë nevojë, specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me COVID-19.

Respiratori do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymëmarrjen në banesat e tyre.

Respiratori është i pajisur me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjekësor, dhe në treg ka një kosto të madhe, rreth 20 mijë euro./A2Cnn

Të fundit

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po me “ pelqen” shum Opozita ne...

Detajet dalin në dritë, si po fortifikohet kufiri i BE me Rusinë

Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash...

Lavrov: Nuk ka siguri evropiane pa Rusinë

Siguria kolektive në Evropë nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Rusisë, pasi Moska do të mbrojë “me vendosmëri” interesat e saj, tha të...

Lajme të tjera

Web TV