Koronavirusi/ Shkon në 304 numri i të infektuarve në Shqipëri-VIDEO

Në Shqipëri vazhdon të rritet bilanci i të prekurve nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë prekur nga koronavirusi 304 persona, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë vijon të mbetet në 16.

Rreth 27 raste të reja janë evidentuar me Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit.

Qytetet më të prekura mbeten Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Korça, ndërsa të tjerat vijojnë me më pak raste.