Një Hoxhë humanist për Bubqin; pako me ndihma për familjet në nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai gjendet gjithjë aty ku i thotë misioni! Në dyert e të pamundurve, të pashpresëve, të paushqyerve e të harruarve. Troket në dyer që s’janë më të tilla që prej 26 nëntorit të një viti më parë kur Shqipëria u trondit themelesh nga ai tërmet shkatërrues, ndërsa çon ndihma për çdo familje, individ e kryesisht të pamundur.

Si ato ditë tmerri, edhe sot në këto ditë izolimi nga një vrasës i lëshuar, s`dihet nga ku, që ka pllakosur jetën e miliona njerëzve në botë, sërish ai gjendet tek banorët e zonës së vet. Si atëhere edhe sot, me mjetin e mbushur me mall; ushqime, detergjente, veshmbathje e deri edhe shtretër e dyshekë.

Ky është Muharrem Vrana, hoxha i Fushë-Krujës që ka vijuar duke ndarë ndihma për të gjithë fshatin. Banorët, të cilët ishin ndër më të dëmtuarit me 26 nëntor, e kanë falënderuar njeriun që nuk i harroi asnjëherë. Ata e dinë se atje ku janë, tashmë në këtë kohë virusi të çmendur, janë larg të tërheqin vëmendjen, e për pasojë prania i hoxhës aty i bën të ndjejnë shpresë dhe besim se mund t`ja dalin në këtë kohë frike, paniku dhe ankthi.

Muharrem Vrana është në aktivitet të pandërprerë përgjatë më shumë se katër muajve në tërë zonën e Krujës, dhe konkretisht ai ka dhuruar ndihma në familjet e prekura nga tërmeti. Ndërsa pas shpërthimit të virusit ‘Covid-19’, sërish ai është gjendur pranë familjeve në nevojë, duke lehtësuar sadopak hallet e panumërta që ata banorë po përjetojnë që nga 26 nëntori.

Sipas të dhënave që vijnë nga banorët e zonës mësohet se fshati Bubq është një nga zonat më të dëmtuara dhe se një pjesë e mirë e tyre jetojnë në kushte të vështira ekonomike nga humbja e banesave. Hoxha me humanizmin e tij iu ka qëndruar gjithnjë pranë me kontributet e siguruara prej tij pa patur nevojën e asnjë shtetari apo të ndonjë biznesmeni milioner.

Lexo edhe :  Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Ndaj banorët e Bubqit janë mirënjohës për njeriun që i kujton në këtë situatë të vështirë, ku gjithë ditën iu thuhet të lajnë duart e të mbajnë higjienën e pastër, po në fakt ata nuk kanë as ujë dhe as sapun për ta bërë diçka të tillë, jo më banesë për ta dizenfektuar me lloj-lloj detergjenti të rekomanduar prej këshillave të dala nga Organizata Botërore e Shëndetësisë!

Të fundit

Stuhia paralizon fluturimet në Hungari/ Aeroporti i Budapestit mbyllet përkohësisht

Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë...

“Shita 300 dele, mora borxh!” Flet pensionistja që përplasi Ramën me prokurorinë

Lene Prroni raportohet të jetë pronarja e kabinave të vendosura në zemrën turistike të Thethit, të cilat këtë të hënë kanë përplasur keq kryeministrin...

7 laureatë të Çmimit Nobel i bëjnë thirrje Francës të taksojë miliarderët

Shtatë ekonomistë, fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi, po bëjnë thirrje për zbatimin e një takse minimale mbi shumë të pasur në Francë, bazuar...

Vetëm 1 vit në detyrë/ Kush është prokurorja e Shkodrës që Rama e sulmi sot

Elsa Gjeli është prokurorja e Shkodrës që është kritikuar publikisht këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, pasi sipas pretendimeve të këtij të fundit,...

Klubi spanjoll ofron 8 mln euro për Asllanin, Interi heziton…

Real Betis nuk mendon se Kristjan Asllani kushton 20 mln euro, aq sa u ble nga Interi dy vite më parë. Mediat spanjolle raportojnë se...

Lajme të tjera

Web TV