Rrogat e mësuesve do përgjysmohen? DPAP sqaron nëse preken nga COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më herët gjatë ditës ka patur raportime se rrogat e mësuesve në Shqipëri do të përgjysmohen për shkak të krizës me koronavirusin. Por sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar rrogat e mësueve nuk janë prekur për muajin mars.

Në një reagim që publikon ‘Fax News’ të DPAP, thuhet se të gjitha zyrat arsimore janë përgatitur dhe dërguar në degët e thesarit pagat e gjithë personelit në varësi. Pagat janë llogaritur për 22 ditë punë.

I vetmi pezullim që është bërë lidhet me pagesën e vështirësisë së largësisë, e cila jepet për mësuesit që punojnë larg vendbanimit të tyre dhe përfitojnë rimbursim për shpenzimet e transportit. Duke qenë se nga data 10 mars mësimi është zhvilluar nga shtëpia, mësuesit nuk do të marrin kompesimin për vështirësinë e largësisë.

Reagimi

Në lidhje me pretendimet për prekje të pagave të mësuesve dua të sqaroj se nuk ka asgjë të vërtetë pasi ato janë llogaritur të plota, për 22 ditë.

Sot që flasim, të gjitha zyrat arsimore janë përgatitur dhe dërguar në degët e thesarit pagat e gjithë personelit në varësi.

Një pjesë e mirë e mësuesve i ka pagat në llogaritë personale dhe pjesa tjetër për shkak të procedurave në degët e thesarit, është në proces dhe mendojmë që ditën e hënë cdo punonjës të ketë marrë pagën e muajit Mars 2020.

E vetmja ndalesë  në pagë është pagesa e vështirësisë së largësisë, e cila jepet për mësusit që punojnë larg vendbanimit të tyre dhe përfitojnë rimbursim për shpenzimet e transportit. Sigurisht pas datës 9 mars nuk kanë udhëtuar, nuk kanë përfituar transport dhe nuk mund të përfitojnë edhe këtë pjesë të vështirësisë.

Kjo pagesë është bërë në proporcion me kohën që mësuesit kanë udhëtuar,pra nga data 1 mars deri në datë 10 mars, pasi më tej mësimin e kanë zhvilluar nga shtëpia

Lexo edhe :  A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Theksoj përsëri që kjo pagesë jepet si vështirësi për largësi dhe është e diferencuar 1000 lekë, 1500 lekë dhe 2700 lekë në muaj.(mësuesit kanë marrë 1/3)

Në lidhje me orët kujdestari sqaroj se janë paguar të gjitha konform ngarkesës mësimore të miratuar nga drejtorët e shkollave.

Ndryshim ka pasur vetëm pagesa e orëve suplementare për periudhën nga data 10 mars deri në 31 mars, pasi gjatë kësaj kohe mësimi është bërë nga shtëpia. Ndërkohe ngarkesat mësimore javore nuk janë zhvilluar të plota, pasi vetëm në këtë periudhë (10 deri 31 mars) kemi pasur 4 ditë pushim, nga të cilat dy kanë qenë festa zyrtare, data 14 mars dhe data 22 mars, të cilat janë bërë pushim ditëve të hëna. Kemi pasur edhe dy ditë pushim të vendosura me VKM ditëve të premte.

Pra në këto kushte kur një nga ditët e javës ka qenë pushim nuk ka si të realizohet ngarkesa mësimore përtej normës javore

Kjo është procedura ligjore e cila auditohet dhe financierët e cdo ZVAP e kanë zbatuar me përpikmëri.

DPAP ka ndjekur me shumë vëmendje këtë proces për të zbatuar në mënyrë korrekte  bazën ligjore në fuqi dhe mos cënimin e pagës së asnjë arsimtari.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV