Shqiptarët në kufi/Berisha: Rama kriminel si Enver Hoxha, duhet çuar në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha, ish-kryeministri ka komentuar së fundmi mbi shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit dhe që nuk u riatdhesuan. Përmes një statusi në rrjete sociale, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama, duke i lënë shqiptarë jashtë po kryen një vepër të rëndë kundër njerëzimit. Sipas Berishës, lënia e shqiptarëve, burra, gra dhe fëmijë mes tyre jashtë vendit, është një persekutim i njerëzve dhe e bërë me vetëdije të plotë nga qeveria shqiptare.

Ai e krahason Ramën me Adolf Hitlerin dhe diktatorin Enver Hoxha. Berisha u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë mbetur jashtë vendit që, bazuar në nenin 7 të statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së, të mbledhin prova dhe të ngrenë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, kundër krimeve të njerëzimit.

Shkrimi i plotë i Sali Berishës

Në të drejtën penale nderkombetare, ne rezolutat e OKB, Komisionit te saj per te Drejtat e Njeriut, Statutin e Romes te Gjykates Nderkombetare, riatdhesimi i mohuar (denied repatration) perben krim kunder njerezimit. Duke ju mohuar riatdhesimin dhjetra mijra shqiptareve qe mbeten jashte vendit per shkak te mbylljes se papritur te kufirit me akuzen e padegjuar, mesjetare e terroriste se jeni “bomba” virale, narkoshteti shqiptar me ne krye Edvin Kristaq Xhelatin po kryen ndaj grupit te shtetasve te mesiperm shqiptare nje krim te rende kunder njerezimit. Po rikujtoj se keto te fundit jane krime qe kryhen ne kohe lufte por edhe paqe. Per definicion si te tilla konsiderohen “disa akte qe kryhen me qellim si pjese e nje sulmi (fizik ose jo fizik, shenim i imi bazuar ne komentarin zyrtar) te perhapur apo sistematik kunder çdo civili ose nje pjese te identifikushme te popullates civile”.

Ne rastin konkret, vuajtjet e shkaktuara shtetasve shqiptare me mohimin e riatdhesimit te tyre pas mbylljes se kufijve nen akuzen terroriste te padegjuar ne histori “se jeni bombe” dhe pretekstin se Vuçiç me tha se “riatdhesova 400 mije serb dhe i bera gropen vendit tim”, lenia e tyre burra, gra, femije, te moshuar, te semure ne vende te huaja pa kurrfare mbeshtetje, ne meshiren e fatiti, urise, semundjeve, raskapitjes, pa strehe, ushqim, ilace dhe terrori te madh psikologjik si pjese perberese e nje politike gjakftohte qeveritare, perbejne nje agresion, nje persekutim te rende dhe krim kunder njerezimit i kryer me vetedije te plote nga narkoqeveria shqiptare. Mohimi i riatdhesimit te tyre me pretekstin apo akuzen e padegjuar qe nga mesjeta, se jeni njerez bombe ne rrafshin bilogjik per shkak se mund te jeni te infektuar, ne vend te riatdhesimit dhe vendosjes se tyre ne karantine, thyen çdo ligj kombetar dhe nderkombetar.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Ky akt makaber eshte i barabarte me krimet kunder njerezimit qe kryente Adolf Hitleri ne emer te eugenikes dhe mbrojtjes se rraces ariane apo Enver Hoxha me eugeniken e tij klasore apo klika e Phenianit me mohimin e riatdhesimit te shtetasve te vet derguar si puntor ne Japoni (shif rezoluten e Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB ) apo klika e Myanmarit me mohimin per motive fetare te riatdhesimit te Rohingya shtetasve te saj. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim kunder njerezimit qe narkoshteti i Tiranes po kryen ne mes te Europes, i bej thirrje OKB Komisionit te te Drejtave te Njeriut te kesaj organizate te nderhyje me urgjence dhe te vendosi te gjitha sanksionet ndaj narkoshtetit te Edvin Kristaq Xhelatit qe njelloj si eterit e tij mizor ju mohon riathesimin shtetasve shqiptar qe u ndodhen jashte vendit ne momentin e mbylljes se kufijve.

Gjithashtu ju bej thirrje famijareve te shtetasve qe u eshte mohuar riatdhesimi, si dhe vete ketyre te fundit, qe bazuar nenin 7 te statutit te Romes te Gjykates Nderkombetare te OKB pika “h” rrjeshti 4 “ose me baze tjeter, (or other grounds …..) dhe ose pika “k” (shif me poshte) “Te tjera akte çnjerezore… te nje karakteri te ngjashem ..”, me urgjence te mbledhjn faktet dhe dokumentat e domosdoshme dhe te ngrene padi prane Gjykates Nderkombetare te Hages per ndeshkimin per krime kunder njerezimit ndaj Edvin Kristaq Xhelatit, i cili personalisht ne dhunim flagrant te kushtetutes se vendit dhe ligjit nderkombetar u ka mohuar riatdhesimin dhjetra mijera shtetasve shqiptar dhe lene ata ne kalvarin e nje vuajtje te paimagjunueshme vetem e vetem se njeriut qe ju citon shqiptareve imamin terrorist Anwar al-Awalaki ata i duken si bomba biologjike.

Të fundit

Nazizmi okult: Vril, Thule, dhe misioni metafizik i Adolf Hitlerit

Përgatiti: Leonard Veizi  (pjesa e dytë – vijon nga numri i kaluar) Kur Xhimi Marrs hedh idenë se Adolf Hitleri ishte...

Rama për zjarret: Dy ditë e net ekstremisht të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira...

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një tjetër thirrje për evakuim për...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa u shqyrtua...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Lajme të tjera

Web TV