Një nga qytetarët e shumtë dixhitalë që i shkruajnë ish-kryeministrit Berisha, këtë radhë ka pasur një qasje tjetër, duke krahasuar Berishën me Edi Ramën.
Sipas qytetarit ai për shumë kohë kishte menduar se e keqja e këtij vendi ka qenë pikërisht ish-kryeministri Sali Berisha por tani ka ndryshuar mendje.
Ai mendon se e keqja e vërtetë e këtij vendi është kryeministrit aktual Edi Rama.
Sipas shqetësimit të shprehur nga qytetari, Rama e ka ironizuar duke i thënë ‘rri pa ngrënë që të ulet barku’ në këtë kohë të vështirë të krijuar nga koronavirusi, ndërsa i kërkon ndjesë Berishës, se ka menduar për të se ka qenë e keqja e këtij vendit.
Nga ana e tij, Berisha e cilëson ndjesën si të vonuar, por edhe të pranuar nga ana e tij./FJALA.AL/
Postimi i Berishës:
Nje ndjese e vonuar por e pranuar!
Lexoni mesazhin e socialistit dixhital. sb
i dashur Sali berisha po te shkruaj sepse dua te kerkoj ndjes sepse kisha menduar se ti ishe e keqja e ketij vendi por sot e kuptova se e keqja e vertet e keti vendi dhe e shqiptareve eshte makiaveli edvin kristaq rama. kisha kohe qe mundohesha qe hiqja barkun sepse jam pak i shendosh por sot kryeministri ne detyr qe ja bej haram voten time tha rri pa ngren qe te ulet edhe barku ja si tallet me ne ai maskara. vertet qe ju kerkoj ndjes i dashur kryeminister.