S’pyesin as Covid-19 dhe as për njerëzit/Vjedhin shtëpitë në mes të qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar 3 persona për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje në qytetin e Beratit, ndërsa njëri prej tyre është proceduar në gjendje të lirë.

Të 3 të arrestuarit ishin persona me precedentë të mëparshëm penalë, të dënuar për vjedhje dhe dhunë në familje.

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri, 860 fishekë luftarak, sende të vjedhura dhe një shumë parash.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve  A. Gj., 37 vjeç, dhe A. Sh., 29  vjeç, banues në Berat, të dy të dënuar më parë për vjedhje, të cilët nuk pyesin as për situatën e vështirë që po kalojnë njerëzit nga koronavirusi.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Uznova”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me DVP-në.

Operacioni, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, si dhe për parandalimin e vjedhjeve të banesave.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të tre të dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen dy armë zjarri, 860 fishekë luftarak, sende të vjedhura dhe një shumë parash.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, krahas angazhimit maksimal për zbatimin dhe monitorimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për garantimin e rendit e sigurisë, evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariat të Policisë Berat, në bashkëpunim me DVP Berat, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor  të koduar “Uznova”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve  A. Gj., 37 vjeç, dhe A. Sh., 29  vjeç, banues në Berat, të dy të dënuar më parë për vjedhje.

Lexo edhe :  TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta "zëvendësojë"

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A. Gj., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatike dhe 860 fishekë luftarak.

Shtetasi A. Gj. ishte shpallur edhe në kërkim policor, pasi kishte goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin L. Z., 33 vjeç, banues në Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Po gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasit R. A., 23 vjeç, banues në lagjen ‘’Uznovë’’, Berat, i dënuar më parë për dhunë në familje, si dhe është proceduar penalisht shtetasi E. K., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. S., të cilat janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po këta dy persona janë edhe autorët e vjedhjes së 10.000 lekëve të reja, të cilat i kanë vjedhur në fugonin në pronësi të shtetasit E. A., në lagjen ‘’30 Vjetori’’, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV