Toka po lëkundet më pak prej pandemisë, por çfarë do të thotë kjo?

Rrugët e qyteteve që dikur nuk mund të kaloje dot, sot janë bosh. Trafiku i autostradave tashmë duket ndjeshëm që ka rënë në minimum. Shumë pak njerëz shihen në rrugë.

Masat e ndërmarra për të luftuar përhapjen e koronavirusit e kanë bërë botën goxha më të qetë. Përveç kësaj, shkencëtarët vunë re edhe diçka tjetër.

Sizmiologët po regjistrojnë goxha më pak lëvizje sizmike të tokës , e cila shpjegohet se nga mungesa e vibracioneve të shkaktuara nga makinat, trenët, autobusët dhe njerëzit, korja e tokës po lëviz më ngadalë.

Thomas Lecocoq, gjeolog dhe sizmiolog në Royal Observatory në Belgjikë, e vuri re këtë fenomen së pari në Bruksel.

Brukseli ka pësuar 30% deri në 50% ulje të zhurmës sizmike ambientale që prej mesit të marsit kur qeveria nisi zbatimin e masave kundër pandemisë.

Kjo do të thotë se sizmiologët janë të aftë të dallojnë tërmete më të vogla. Gjithashtu, do të thotë se njerëzit po u binden urdhrave të qeverive përkatëse dhe po qëndrojnë në shtëpi.

Celeste Labedz, një student i doktoratës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, postoi një grafik që tregon një rënie të lëkundjeve e cila duket qartë në Los Angeles.

Sidoqoftë, sizmologët thonë se ulja e lëvizjes dhe zhurmës na kujtonë edhe një herë për virusin që u ka marrë jetën mijëra njerëzve./ Burimi: CNN /Përktheu: Fjala.al