Virologu gjerman: Nuk mund të infektoheni nga Covid-19 kur jeni duke…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virologu gjerman Prof. Hendrik Streeck thekson se Covid-19 nuk përhapet aq lehtë sa e mendojnë  njerëzit.

Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë provë që të provojë se ai përhapet apo infekton njerëzit kur ata janë duke bërë pazar apo shkojnë në parakureri.

Studimet për këto raste, virologu gjerman i ka kryer në rajonin më të prekur të Gjermanisë nga koronavirusi.

Ne nuk gjetëm asnjë virus që të jetonte nëpër sipërfaqe. As nëpër telefona, as nëpër doreza dyersh.”- u shpreh virologu i ftuar në një program televiziv.

Madje, skuadra e tij testoi edhe qimet e një maceje shtëpiake të një familjeje, por nuk gjetën asnjë grimcë të virusit në sipërfaqe.

Ai shtoi se gjetjet e tij të deritanishme, kanë vënë në diskutim edhe masat që po merr bota. Pavarësisht kësaj, ai bie dakord me faktin që ka ende shumë për të zbuluar rreth koronavirusit. Gjatë intervistës ai ndaloi tek rasti i parë i infektuar në vendin më të prekur të Gjermanisë.

Ajo ishte një grua që vinte nga Kina në Gjermani dhe pas testeve rezultoi se kishte infektuar vetëm kolegët e saj. Ajo tha se kishte qëndruar në një hotel, kishte ngrënë në një restorant, por të infektuar ishin vetëm kolegët. Pra, tani e dimë që të hash në një restorant apo të punosh në një hotel nuk do të thotë të jesh përgjegjës për infektimin. Ne e dimë që ky infeksion nuk transmetohet nga prekja e objekteve. Kërcimet e afërta me njëri-tjetrin apo festat dhe grumbullimet janë burim infektimi”, shpjegoi virologu gjerman.

Të fundit

Lamtumira nga Interi, Asllani bën një postim emocionues me foton e vjetër

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet...

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare! I duhet për… Serie A

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht, shkruan A2...

Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë...

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për...

Berisha: Deputeti më i vjetër pas meje dhe Tritan Shehut, Edi Rama!

Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë...

Lajme të tjera

Web TV