Duka nuk përmbahet ndaj Braçes: Konia po leh se nuk di të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë një reagim të ashpër ndaj zv/kryeministrit Erjon Braçe, pas akuzave që lëshoi ky i fundit. Braçe kritikoi Dukën për kërkesën që Qeveria të financojë edhe futbollin në Shqipëri, i cili është pezulluar për shkak të koronavirusit. Zv/kryeministri pretendon se kreu i Federatës nuk ka menaxhuar siç duhet paratë dhe ka bërë investime të majme pa interes.

Por ndërkohë Duka i ëshë përgjigjur po me të njëjtën gjuhë, madje akuzon socialistët se nuk dinë të qeverisin dhe për këtë arsye ankohen. Ai thotë se nuk kërkon nga qeveria shqiptare asgjë më shumë se çfarë ka bërë qeveria e Albin Kurtit në Kosovë për futbollin.

Reagimi i Armand Dukës

Reagim i detyruar!

Edhe në këto kohë të vështira për gjithë popullin shqiptar “Konia” gjeti sërish kohë të lehë për Federatën dhe futbollin…

Skërmit dhëmbët e vogla duke i rënë gjoksit se nuk ka lekë për futbollin, duke i pozicionuar enkas publikisht këdo që ka lidhje me këtë sport si oligarkë: e di ky që janë 20 mijë njerëz që luajnë futboll, shumica fëmijë? Po ata trajnerë ekipesh fëmijësh, masazhatorë, mjekë, roje edhe ata punëtorë që mirëmbajnë barin e fushave..? Normal, këtij i intereson veç derbi! Ata që janë përfshirë në industrinë e futbollit janë të barabartë me shumicën e shqiptarëve, që po humbin as me pak e as më shumë por BUKEN E GOJES. Po kërkojnë nga shteti i tyre të bëjë atë që bëri Albin Kurti në Kosovë që ndau një fond prej 5 milionë eurosh vetëm për sportin; apo atë që bëri Maqedonia duke i dhënë çdo punëtori në këtë industri nga 250 euro… atë që po ndodh në Europë, sot Rainer Koch zv/president i Federatës Gjermane të Futbollit kërkoi mbështetje shtetërore për klubet amatore të futbollit dhe organizatat e lidhura me futbollin.

Lexo edhe :  VIDEO: PD harron me kë e ka “betejën”, kapet me gazetarët

Por nuk është hera e parë që “Konet” lehin sa herë e kuptojnë që nuk dinë të qeverisin e t’i japin zgjidhje halleve të popullit qofshin biznes i vogël, të vetëpunësuar, pingpongistë, futbollistë apo edhe basketbollistë… Do i pranonim edhe sugjerimet e tyre, nëse Shteti do e kishte bërë detyrën e tij ndaj tatim-paguesve të fushës së futbollit. Padyshim si menaxherë të mirë, ne kemi dhe fond rezervë për anëtarët tanë. Ne nuk do i lëmë në baltë njerëzit e futbollit!

Ndaj “Kone” vazhdo lehjen, se e di që nuk pushon dot, por lehi shefit tënd sepse njerëzit nuk hanë më deklarata!

Njerëzit e futbollit jo e jo!

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV