Erion Braçe ‘ultimatum’ qeverisë greke/ T’u japë pensionet emigrantëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PS-së, Erion Braçe është shprehur se qeveria greke duhet “t’u japë pensionet emigrantëve shqiptarë ose t’u kthejë mbrapsht paratë”.

Gjatë fjalës në Kuvend, Braçe deklaroi se emigrantët shqiptarë në Greqi ende s’po marrin një të drejtë themelore, në një kohë kur kanë paguar shumë më tepër se sa detyrimet ligjore shoqërore.

Erion Braçe: “Për pensionet e emigrantëve, jo të diasporës, ka diferencë shumë të madhe mes tyre.

Emigrantët në Greqi ende s’po marrin një të drejtë themelore, kanë paguar shumë më tepër se sa detyrimet ligjore shoqërore, sepse pjesë më madhe e tyre e ndikuar nga një leje qëndrimi që duhet ta marrë atje kanë paguar vetë të gjithë masën e sigurimeve shoqërore, të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Kjo çështje as nuk diskutohet.

Ata njerëz meritojnë një përgjigje nga qeveria greke, ose paratë mbrapsht ose pensionet si gjithë të tjerët që qeveria e Greqisë ua ka njohur gjerësisht nga serbët, e deri tek më i fundit punëtor që ka kontribuar në ekonominë e Greqisë.

Politikën e vendit fqinj nuk e bëjnë dot. Sot në Greqi ka grevë, ata kanë dalë në grevë për paratë e tyre jo për Fredi Belerin sa kohë midis nesh qëndron Fredi Beleri zgjidhjen duhet ta japin punëtorët shqiptarë. Siç punëtorët grekë janë në grevë 1 ditore duke e paralizuar, ashtu edhe punëtorët shqiparë për të marrë paratë e tyre./e.t

Të fundit

Pak orë nga finalja e “Big Brother VIP Albania 4”/ Produksioni del me njoftim të papritur

Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, produksioni ka publikuar një njoftim të rëndësishëm,...

VIDEO/ Gafa e Berishës në Dibër, ngatërron Rrugën e Kombit me atë të Arbrit

Ditari më interesant i kësaj fushates, duket se do të jetë koleksioni me kumbulat e Sali Berishës, i cili po mundohet të sfidojë një...

‘Kujdes dërrasat.. e tavanit’/ Rama ironizon Berishën pas momentit epik me tregtarin

Momenti pikant gjatë turit elektoral në tregun artizanal të Krujës ditën e djeshme, e ka kthyer kryetarin e PD-së, Sali Berisha në një meme...

Investim për turizëm malor/ 10 vite pa taksa, ja kush përfiton

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për ‘Paketën e Maleve’, që ka synim të zhvillojë për turizëm zonat malore. Ligji i miratuar...

Me avion në Gjirokastër/ Aventura e italianëve, fluturuan nga Bari në qytetin e gurtë

Turizmi elitar në Gjirokastër nuk është më një risi. Paraditen e së shtunë në aerodromin e qytetit të gurtë ka mbërritur ky avion turistik,...

Lajme të tjera

Web TV