FOTO/ Zbulohet e dashura Shaqirit, shikoni ngjashmërinë e ‘frikshme’ me Jennifer Lopez

Futbollisti shqiptar i skkuadrës së Liverpool, Xherdan Shaqiri duket se po jeton një romancë të re dashurie.

“Prive” ka mësuar se Shaqiri është në një lidhje me këngëtaren Dhurata Ahmetaj, e cila u bë shumë e njohur prej ngjashmërisë së saj të frikshme me Jennifer Lopez.

Çifti ende nuk e ka bërë publike lidhjen dhe në rrjete sociale nuk kanë rënë aspak në sy që janë bashkë.

Ndërsa Dhurata është shkëputur nga muzika dhe daljet publike i ka rralluar.