Henry Kissinger: Covid-19 mund t’i vërë flakën botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka paralajmëruar se koronavirusi mund të shkaktojë një “katastrofë ekonomike” që mund ketë pasoja afatgjata. 96-vjeçari e publikoi shkrim e tij në “Wall Street Journal”.

Ky skenar sipas tij, mund të ndodhë nëse nuk merren masat e duhura dhe “kjo situatë mund t’ia vërë flakën botës”.

Kissinger beson se Shtëpia e Bardhë ka bërë ‘një punë të mirë për të shmangur katastrofën e menjëhershme’, por shton se qeveria duhet të punojë me efikasitet dhe në një mënyrë largpamës për të mposhtur sëmundjen, jo vetëm për të rimarrë besimin e amerikanëve, por edhe të botës.

Ai thotë se SHBA-të duhet të punojnë shpejt për të gjetur një kurë, një hap për të rindërtuar ekonominë globale dhe për të mbrojtur “rendin botëror liberal”, ndërsa shton se as vëtë Amerika nuk mundet me një përpjekje thjesht kombëtare të kapërcejë virusin.

Kissinger shkruan se kur të vij fundi i këtij virusi shumë vende do jenë në gjendje shumë të keqe e do konsiderohen të dështuara.

“Kur të mbarojë pandemia e Covid-19, institucionet e shumë vendeve do të perceptohen si të dështuara. Nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë apo jo, kjo është e parëndësishme. Realiteti është se bota nuk do të jetë kurrë e njëjta pas koronavirusit”.-tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Ai ofron tre hapa që SHBA duhet të ndërmarrë, në mënyrë që të mposhti koronavirusin dhe më pas të ketë stabilizimi të ekonomisë.

Sipas Kissinger, zgjidhja e krizës konsiston në tre hapa:

Së pari, bota duhet të zhvillojë institucione dhe teknologji të reja për kontrollimin e infeksionit dhe vaksinat në përpjesëtim me popullatën e madhe. Qytetet, shtetet dhe rajonet duhet të përgatiten në mënyrë të vazhdueshme për të mbrojtur njerëzit e tyre nga pandemitë përmes depozitimit, planifikimit bashkëpunues dhe eksplorimit në kufijtë e shkencës”.

Lexo edhe :  Planet bërthamore të Iranit: Të ndaluara apo thjesht të ngadalësuara?

Hapi i dytë është “shërimi i plagëve në ekonominë botërore”. Ai tregon për krizën financiare të vitit 2008, duke thënë se kushtet e tanishme janë edhe më komplekse, për shkak të shkallës globale të virusit, mbylljes së shkollave, mbylljes së restoranteve dhe praktikave të distancës sociale. Kissinger shkruan se duhet të hartohen programe speciale për të ndihmuar në rregullimin e dëmtimit të atyre që preken më shumë nga mbyllja.

Së fundmi, Kissinger shkruan mbi parimet e rendit liberal botëror që duhen mbrojtur, duke theksuar se një qeveri me mendje të ndriçuar beson se duhet të garantojë “siguri, rregull, mirëqenie ekonomike dhe drejtësi”. Pandemia ka shkaktuar një anakronizëm, një ringjallje të qytetit me mure, në një epokë kur prosperiteti varet nga tregtia globale dhe lëvizja e njerëzve.

Demokracitë e botës kanë nevojë për të mbrojtur dhe mbajtur vlerat e tyre të iluminizmit. Një tërheqje globale nga ekuilibri i pushtetit me legjitimitetin do të bëjë që kontrata sociale të shpërbëhet brenda vendit dhe në botë”.

Henry Kissinger shërbeu gjatë kohës së presidentit Nixon dhe presidentit Ford si këshilltari për Sigurinë Kombëtare dhe me vonë sekretar shteti . Ai fitoi çmimim Nobel për Paqen në 1973 për përpjekjet e tij për të negociuar një zgjidhje paqësore të Luftës së Vietnamit./Fjala.al/

 

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV