Kujdes! Këto objekte mund të fusin koronavirusin në shtëpinë tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht përpjekjeve të çdo personi për të treguar kujdes maksimal që të evitojë futjen e koronavirusit në shtëpinë e tij, prap janë disa detaje që mund të na shpëtojnë.

Kompania  “Laundryheap” rekomandon pastrimin e pjesëve më të rrezikshme të shtëpisë, raporton Daily Star.

ekspertëtkanë dhënë disa këshilla profesionale për pastrim, ndërsa kanë zbuluar që objekte të caktuara mbajnë më së shumti mikrobe dhe që është e nevojshme t’i pastroni më shumë se zakonisht.

Leckat e kuzhinës

Edhe pse duken goxha të padëmshme, leckat e kuzhinës në të vërtetë janë vend i përshtatshëm për zhvillim të baktereve të shumta të dëmshme dhe viruseve, duke përfshirë salmonelën dhe escheriacoli.

Meqenëse koronavirusi eshte neper kembe, tani do të duhet çdo ditë t’i zëvendësoni leckat e kuzhinës. Pas çdo përdorimi mos e lini leckën në tavolinë të punës por vareni që të thahet. Nëse keni peshqirë shumë të ndotur apo lecka mund t’i zhytni në ujë të nxehtë, t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe një lugë sodë bikarbonati, pastaj lani në rrobalarëse në programin standard.

Doreza e kuzhinës

Dorezat e furrës janë të punuara nga materiali i pambukut. Shpesh në to mbeten njolla kokëforta, prandaj përpiquni që dorezat t’i njomni në ujë të nxehtë, pastaj t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe sapun (në mënyrë që ta eliminoni yndyrën).

Këllëfët e jastëkëve

Duhet që t’i lajmë këllëfët e jastëkëve më shpesh se çarçafët. Ata mund të lahen si edhe zakonisht, mirëpo nëse kërkoni pak më shumë freski, shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë varësisht nga cikli i shpëlarjes.

Gjithashtu rekomandohet larja e jastëkëve dhe e çarçafëve.

Rrugicat dhe tapetet

Lexo edhe :  Lapaj i ftoi për koalicion, Shehaj-Qori refuzuan. Sot do kishin 7 mandate

Nëse lavatricja nuk është e sigurt (apo nuk është praktike), mund të therrisni servisin i cili merret me shërbimet e larjes.

Nëse dëshironi t’i lani vete, mund t’i freskoni rrugicat dhe tapetet tuaja në ketë mënyrë: Hidhni pak sodë bikarbonati nëpër gjithë tapetin, pastaj prisni 30 minuta dhe pastroni me fshese korenti si zakonisht.

Palltot dhe xhaketat

Larja me dorë nuk do të jetë efikase. Lani dhe thani ashtu siç shkruan në etiketën e mirëmbajtjes. Mund t’i freskoni me tretje speciale të ujit dhe uthullës së bardhë të cilën do ta përzieni në pjesë të barabarta.

Të fundit

PD dhe opozita të fillojnë ‘stërvitjen’ për zgjedhjet e 2033

Jakin Marena Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama fitoi thellësisht zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Fitoi si brenda ashtu...

Veliaj ka ende shpresë, avokatët dërgojnë rekursin me postë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Veliaj kërkon ndryshimin...

Dështoi në Elbasan duke humbur 2 mandate, Alizoti: Demokratët u trajtuan si kavje

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që votuan opozitën, ndërsa ngre akuza...

Lista Serbe kërkon kompromis, Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca – të përfshihen në gjetjen...

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Më...

Lajme të tjera

Web TV