Video që tregon qartë shkatërrimin që COVID-19 po i bën transportit ajror

Eurocontrol ka publikuar pamjet e trafikut ajror në disa shtete të Evropës të filmuara në prill të 2019-ës dhe në prill të 2020-ës. Dukshëm prilli i këtij viti ka një reduktim masiv të lëvizjeve mbi Itali apo Francë, dy shtete të goditura fort nga koronavirusi.

Evropa ka mbyllur kufijtë, ashtu si shumë shtete të tjera të botës, si një masë ekstreme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Kjo situatë e cila nuk dihet se kur do të marrë fund është duke i dhënë një goditje të fortë industrisë së fluturimeve.