Alarmante/ Shkencëtarja shqiptare në SHBA tregon skenarin e frikshëm të COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarja shqiptare në SHBA, Donjeta Gjuta, ka ngritur sot alarmin për t’u izoluar. Në një lidhje direkte përmes “Skype” me TV “News 24”, Gjuta tha se gjendja në SHBA është shqetësuese, për shkak të viktimave të shumta. Ajo paralajmëroi një skenar të frikshëm deri në 240.000 jetë të humbura në SHBA, nëse njerëzit nuk vetëkarantinohen.

Sipas Gjutës, ruajtja e distancës duhet respektuar bashkë me larjen e duarve dhe dezinfektimin e ambienteve. Në SHBA janë të mbyllura shkollat, ndalohen grumbullimet e grupeve të mëdha edhe pse nuk ka kufizim të lirisë së qarkullimit.

“Mosha e tretë është ajo më e prekura, edhe për shkak të sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thotë Gjuta, duke shtuar se kujdesi ndaj kësaj kategorie duhet të jetë i madh. Ajo shpjegon qartë se distancimi ndikon në këputje të zhinxhirit të transmetimit dhe uljes së rasteve të infektuara.

Sa i përket protokollit të trajtimit, Gjuta vëren se ende nuk ka mjekime specifike, por po përdoren antimalarikë, të cilët kanë dhënë rezultat në shtete të prekura masivisht. Përvëç kësaj, ekspertja vlerësoi edhe ndërhyrjen në kohë me oksigjen.

Ajo shtoi zërat për shpresë në publikimin e një vaksine, edhe pse ajo kërkon kohën e saj deri në 18 muaj. Vaksina është një zgjidhje, por izolimi shërben për t’u dhënë kohë bluzave të bardha të mjekojnë rastet e për të mos krijuar fluks.

Shembulli i Koresë se Jugut e shtete të tjera në kufi me Kinën që morën masat për të mbyllur kufij apo për t’u vetëizlouar ka çuar në ulje të numrit të personave të sëmurë, masë kjo që nuk është respektuar nga Italia apo edhe rajoni i vendeve evropiane.

Lexo edhe :  'Jo vetëm vera'/ 'Lonely Planet’ sugjeron kohët më të bukura për të zbuluar Shqipërinë

“I bëj thirrje popullit shqiptar të jemi të durueshëm, distancimi është mënyra më e mirë për ta përballuar corona virusin, nuk dimë sa do zgjasë kjo gjendje!”, tha ajo në fund të bisedës, drejtuar edhe bashkëqyetarëve në Kosovë, kur shton se kthimi në jetën normale duhet bërë gradualisht.

Gjuta është shkencëtare shqiptare nga Peja e Kosovës, ndërsa tani është në prag të doktoraturës në fushën e “Qelizës dhe Biologjisë Molekulare” në Universitetin e Teksasit ne Austin. Më herët ajo ka kryer kërkime shkencore mbi sëmundjen e kancerit në Universitetin e Harvardit (Boston), Qendrën e Kancerit, MD Anderson (Houston), qendra numër 1 e kancerit në botë. Po ashtu Gjuta ka publikime shkencore të ndryshme dhe patentë shkencore.

Të fundit

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Elbasani nis festimet për Ditën e Verës, një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe traditë

Kryeqyteti i pranverës ka nisur sot festimet për Ditën e Verës, duke e kthyer qytetin në një skenë të gjallë plot muzikë, ngjyra dhe...

Redoni nxjerr blof produksionin e “BBV”, mohon dërgimin e mesazhit për Eglin

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni ka folur për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin. Ai theksoi se për shkak...

Lajme të tjera

Web TV