Covid-19/ Alarmohet OBSH: Shumë fëmijë e të rinj në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetit është alarmuar nga situata e koronavirusit dhe ka paralajmëruar se gjithmonë e më shumë të rinjë po sëmuren rëndë e po humbasin jetët nga kjo sëmundje.

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë të rinj që kanë simptoma të rënda”,- tha doktoresha Maria Van Kerkhove në një konferencë shtypi në Gjenevë, raporton CNBC.

“Sipas të dhënave nga shumë vende të Evropës, ne mund të shohim se të rinjtë gjithashtu vdesin. Disa prej tyre kanë sëmundje të tjera kronike dhe disa jo. Njerëzit në vitet e tyre të 30-ta, 40-ta dhe 50-ta po vdesin”-vijoi ajo.

Momentalisht, nuk dihet shumë në lidhje me Covid-19, si shkaku pse sëmundja zhvillohet në disa individë me simptoma të rënda, ndërsa të tjerët përjetojnë simptoma relativisht të buta.

“Shumica e njerëzve me simptoma të rënda të kujdesit intensiv janë zakonisht të moshuar ose kanë probleme të tjera shëndetësore. Por në disa vende, ka raste që individë në vitet 30, 40 dhe 50 të cilët janë infektuar me Covid-19 përfundojnë në kujdes intensiv dhe disa edhe vdesin”,- u shpreh Van Kerkhove.

Ndërsa në Itali, vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga coronavirusi në botë, 10% deri 15% të të gjithë personave në kujdes intensiv janë nën moshën 50-vjeç. Në Korenë e Jugut, një në gjashtë vdekje është nën moshën 60-vjeç.

Sipas OBSH-së Fëmijët gjithashtu mund të kenë simptoma të rënda

Kjo organizatë ka paralajmëruar më parë se të rinjtë mund të infektohen me Covid-19 dhe të zhvillojnë simptoma të rënda kërcënuese për jetën. Ndërsa muajin e kaluar, ekspertët e shëndetit botëror prezantuan një studim kinez të kryer mbi 2.143 fëmijë të dyshuar ose të konfirmuar se ishin të infektuar me coronavirus. Studimi zbuloi se më shumë se 90% të rasteve ishin asimptomatike, me simptoma të butë ose të moderuar. Sidoqoftë, pothuajse 6% e rasteve ishin serioze ose kritike.

Lexo edhe :  Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Ndërkohë, studime të tjera kanë treguar gjithashtu se të rriturit kanë më shumë të ngjarë (por jo të sigurt) për të zhvilluar simptoma më të rënda ose të vdesin sesa fëmijët dhe adoleshentët, dhe se simptomat shpesh janë të buta tek fëmijët, ndryshe nga gripi, kur fëmijët janë në rrezik më të madh të komplikimeve.

Ndonëse fëmijët kanë një sistem imunitar të papjekur dhe një reagim më të fortë ndaj infeksioneve, coronavirusi nuk duket se ndikon në ta në këtë mënyrë, raporton BBC shkruan Telegrafi.

Por kjo nuk do të thotë që fëmijët ose adoleshentët nuk mund të kenë simptoma serioze ose të humbasin jetën e tyre. Në Londër, për shembull, 13-vjeçari Ismail Mohamed Abdulëahab, i cili ishte i infektuar me Covid-19 dhe nuk kishte asnjë problem tjetër serioz shëndetësor, ndërroi jetë disa ditë më parë .

Një javë më parë, një djalë 14-vjeçar, i cili u zbulua se ishte pozitiv me coronavirus, vdiq në Portugali, dhe në Belgjikë javën e kaluar, një vajzë vetëm 12-vjeç vdiq nga Covid-19.

Të fundit

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Lajme të tjera

Web TV