Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi ku shënohen çdo ditë raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është vënë re një rënie e numrit të viktimave pasi janë regjistruar 637 të vdekur. Kjo është shifra më e ulët që prej 24 marsit dhe është rënia e katërt që kur Spanja është mbërthyer nga koronavirusi.
13 mijë e 55 viktima shënon në total nga COVID-19 dhe mbi 135 mijë të infektuar. Sa i përket viktimave Spanja mban vendin e dytë në botë pas Italisë kurse për të infektuar po vendin e dytë por kësaj radhe pas SHBA-së.