Koronavirusi: A po e humbet Evropa Italinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrë me shkurtime nga “Financial Times”

Një vit më parë Karlo Kalenda, garoi në Itali në zgjedhjet për Parlamentin Evropian me sloganin “Ne jemi evropianë!”, për të mbështetur qëndrimin e vendit të tij në BE, në një kohë kur nacionalizmi ishte në rritje. Tani edhe zoti Kalenda, një ish-ministër 46-vjeçar dhe përfaqësues i përhershëm i Italisë në BE, po përjeton një krizë besimi mbi një ide për të cilën ka luftuar gjatë gjithë jetës.

“Ky është një kërcënim ekzistencial, dhe nuk jam i sigurt nëse do t’ia dalim. Ju duhet të keni parasysh se partia ime është një nga më pro-evropianet në Itali. Por tani kam shumë anëtarë që më shkruajnë:”E pse duhet të rrimë ende në BE? Kjo është e padobishme”.

Ndërsa Italia po përballet me krizën e saj më të rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore, me më shumë se 15.000 të vdekur nga koronavirusi, dhe me një ekonomi që po shkon drejt recesionit më të thellë në historinë e saj moderne, ka një ndjenjë në rritje mes elitës së saj pro-evropiane, se vendi po braktiset nga fqinjët.

“Në Itali, po ndodh një ndryshim i madh. Janë me mijëra pro-evropianë që po ndryshojnë kahje”-thotë  Kalenda, që drejton partinë e krijuar kohët e fundit të Aksonit Liberal. Muajin e kaluar, Sergio Matarela, presidenti i urtë 78-vjeçar i Italisë, paralajmëroi se në rast se institucionet e BE-së nuk do të tregojnë solidaritet ndaj Italisë, e ardhmja e Evropës do të jetë në diskutim.

“Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë plotësisht, para se të jetë vonë, seriozitetin e kërcënimit për Evropën”- tha ai në një fjalim televiziv para miliona italianëve. Shumë njerëz në Romë, mendojnë se nëse nuk merren veprime të guximshme nga vendet e Evropës Veriore, rrezikohet që Italia t’ja kthejë përgjithmonë shpinën projektit evropian.

Donald Tusk, ish-presidenti i Këshillit Evropian, i tha “Financial Times” se situata aktuale është shumë më shqetësuese sesa ishte përgjatë krizës së euros, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. “Shpresoj që gjithçka te mund të rregullohet, por humbja e reputacionit është diçka e madhe”- thotë Tusk, që është aktualisht president i partisë Popullore Evropiane, aleanca politike e qendrës së djathtë.

“Ne duhet t’a shpëtojmë Italinë, Spanjën dhe gjithë Evropën, dhe të mos kemi frikë nga masat e jashtëzakonshme. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme”- u shpreh ai. Tusk thotë gjithashtu se ndihma e BE-së për Italinë dhe vendet e tjera të goditura, është shumë më thelbësore sesa ajo e Kinës apo Rusisë, por ai paralajmëron se “në perceptimin e politikës, kjo mund të jetë më e rëndësishme sesa fakti”.

Në vitin 2018, Italia u bë anëtarja e parë themeluese që zgjodhi një qeveri armiqësore ndaj BE-së, me Matteo Salvinin, udhëheqësin e Legës anti-emigracion, dhe më pas zv.kryeministrin e qeverisë së koalicionit, duke u pozicionuar kundër “bunkerit Bruksel”.

Lexo edhe :  Japonia miraton ligjin që lejon vrasjen e kafshëve të rrezikshme

Italia është një nga vendet anëtare të BE-së, që po bën presion që zona e euros të jetë shumë më ambicioze në shitjen e përbashkët të eurobondeve, për të ndihmuar në financimin e përpjekjeve të mëdha të rindërtimit ekonomik. BE ka një fond shpëtimi të quajtur Mekanizmi Evropian i Stabilitetit të cilin vendet mund ta përdorin.

Por, megjithë sigurinë për të kundërtën që jep drejtori i ESM, Klaus Regling, shumë italianë kanë ende frikë se marrja e borxhit nga ky institucion, do të vinte me kushte të vështira. Roberto Gualtieri, Ministri italian i Financave, ka thënë se Prodhimi i Brendshëm Bruto Italian ka të ngjarë të bjerë këtë vit me 6 për qind.

Në mars, me virusin që tashmë kishte përshkuar Evropën Jugore, 9 anëtare të eurozonës të udhëhequra nga Franca, Italia dhe Spanja nënshkruan një letër të përbashkët për të aplikuar të ashtuquajturat “koronabonde”, një borxh i mbështetur nga të gjitha vendet e eurozonës, duke përfshirë edhe Gjermaninë.

Tensionet aktuale gjermano-italiane, janë pjesë e një mosmarrëveshje shumë më të gjatë, që shtrihet që nga kriza e borxhit në eurozonë në vitet 2010-12.  Edhe në atë kohë, shumica në Evropën Jugore, e pa përdorimin e eurobonove si një zgjidhje të mundshme. Por Merkel ishte gjithmonë kundër.

Pavarësisht tensioneve, pro-evropianët në Itali, shpresojnë që tronditja në rritje nga kriza Covid-19 të shoqërohet me një gjest të madh solidariteti nga Evropa Veriore. Në Hollandë, qeveria e kryeministrit Mark Rutte propozoi të mërkurën e kaluar një fond solidariteti me vlerë 20 miliardë euro, për të transferuar para të gatshme, në mënyrë që ato të derdhen direkt në arkat e Romës dhe Madridit, për të financuar shpenzimet e emergjencës mjekësore.

Ministri francez i Financave, Bruno Lë Mer, hartoi të enjten një plan për një fond të përbashkët “të jashtëzakonshëm dhe të përkohshëm”, që do t’i ndihmonte vendet të fillonin rimëkëmbjen e tyre. Kjo do t’i përforconte planet lidhur me garancinë e përbashkët të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, dhe do të mbikqyrej nga Komisioni Evropian.

Për ish-presidentin e Komisionit Evropian Donald Tusk, “solidaritet do të thotë të jemi në gjendje të bëjmë bashkë burimet tona, për të përballuar pasojat e krizës”. “Le të shmangim debatet ideologjike mbi eurobondet apo koronabondet. Ka vetëm një pyetje politike:A do të qëndrojmë sëbashku apo jo?”-u shpreh ai.

Për zotin Tusk ka mbetur vetëm pak kohë, që vendet e pasura të BE-së të paraqiten me nisma të guximshme dhe pozitive, dhe të shmangin ndjenjën e poshtërimit në vendet që kanë nevojë për ndihmë. “Njerëzit vuajnë tani, kjo nuk është një lojë politike. Njerëzit duhet ta ndiejnë që ne jemi një komunitet i vërtetë, dhe një familje e vërtetë në një kohë të tillë”- theksoi ai.

S.T

 

Të fundit

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme....

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Koktej molotovi, kallashnikovë dhe plagosje/ Pashkët kthehen në një zonë lufte në Greqi

Festa e Pashkës u kthye këtë vit në makth, Pashkët e këtij viti u shënuan nga një sërë incidentesh nga përdorimi i kontrolluar i...

Pashkët e 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës: Si po ndryshon konsumi!

Pashkët e vitit 2025 konfirmohen si ndër më të shtrenjtat e dekadës. Përballë një inflacioni të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm, familjet europiane përballen me zgjedhje...

Si t’i bëni fëmijët tuaj të rrinë urtë në restorant, ja 10 mënyra

1. Duhet patur parasysh se fëmijët janë për prindërit në qendër të botës. Por është më mirë për qetësinë kolektive që të mos ketë shumë...

Lajme të tjera

Web TV