Pandeli Majko jep zgjidhje për emigrantët e bllokuar në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko është përgjigjur më në fund mbi situatën e krijuar në Kapshticë ku kanë mbetur të bllokuar dhjetëra emigrantë.

Pandeli Majko ka dhënë edhe zgjidhjen e tij për këtë situatë.

Sipas ministrit, shqiptarët që janë në kufi do lejohen të hyjnë në vend, por nuk do lejohen qytetarë të tjerë.

Intervista në emisionin Open në Top Channel:

Çfarë po ndodh në Kapshticë?

Zgjidhjet që vijnë nga qeveria janë të konsultuara nga mjekët. Shqipëria sot është në karantinë, sot qytetarët nuk shkojnë në mort. Ne jemi në një emergjencë. Duket sikur qeveria është në qejf dhe do të lëndojë qytetarët. Sot që flasim do ketë liberalizm në vazhdim. Për ata persona që kanë hall të rëndësishëm, do lejohen të futen në Shqipëri.

Kanë tre ditë pa ngrënë, pa pirë janë në vështirësi?

Nuk kam ardhur të bëjë të fortin apo të egrin këtu. Por të gjithë të kuptojmë që jemi në një dramë epidemie dhe ekonomike. Këshilli i Koordinimit të Diasporës ka thënë se do u paguajnë dhe hotelin djhe shpenzimet e tjera të karantinës. Kjo është për vetëm ata 30 veta që janë në Kapshticë prej tre ditësh, se një grua apo burrë që rri për 3 ditë aty ka një hall.

Po për të tjerët?

Nuk do ketë asnjë kalim të asnjë shqiptari. Nuk do hapen dyert për të gjithë. Por do mbyllet kjo histori.

Por kur një shqiptar ka një hall?

Duhet të flasin me ambasadën dhe konsullatën dhe nëse ata japin leje do vijnë në kufi.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV