“Përdhunimi është si një vrasje, ju jeni gjallë por keni vdekur”, këngëtarja rrëfen historinë e tmerrshme të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Duffy ka treguar detaje rreth periudhës katër javore ku ajo u drogua dhe u përdhunua në shtëpinë e saj.

“Përdhunimi është si një vrasje por jeton, ju jeni gjallë por keni vdekur,”- shkroi ajo. “Gjithçka që mund të them është se u desh një kohë jashtëzakonisht shumë e gjatë, ndonjëherë më dukej sikur s’do mbaronte, për të mbledhur copëzat e coptuara tek unë.”

Këngëtarja është fituesja e tre çmimeve ‘Brit Awards’ dhe një ‘Grammy’. Në vitin 2008 ajo kishte albumin më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar.
Por u zhduk psi publiku albumin e saj të dytë në vitin 2010.

Ajo ka treguar detaje të tjera një muaj pasi tregoi publikisht dhunën që kishte kaluar.

“Ishte ditëlindja ime, u drogova në një restorant, u drogova për katër javë dhe më pas u dërgova në një shtet të huaj. Nuk mbaj mend të kem hipur në aeroplan por isha futur në pjesën e pasme të një automjeti. Më futi në një dhomë hoteli dhe më përdhunoi. Nuk e di se si kisha forcë t’i duroja ato ditë, ndjeva praninë e diçkaje që më ndihmoi të qëndroja gjallë,”– u shpreh këngëtarja.

Nuk pashë asnjë njeri për disa javë dhe mbeta vetëm. Duke u fshehur dhe duke mos folur po lejoja që përdhunimi të më bënte shoqëri.

“Mendova se publikimi i historisë sime do të më shkatërronte plotësisht jetën, por në fakt fshehja e historisë sime po e shkatërronte jetën time më shumë. Mendoj se fakti që nuk këndoja po më vriste mua. Kështu që unë duhet të jem e fortë dhe të përballem me të gjitha frikërat e mia. Kam kuptuar që nuk mund ta fshij veten time, jetoj në qenien time kështu që duhet të jem plotësisht e sinqertë dhe të kem besim tek rezultati. Tani mund ta lë këtë dekadë”, tregoi këngëtarja./Fjala.al/Burimi: DailyMail

Të fundit

Shlyerja e faturave të papaguara, OSHEE miraton paketë të re për t’i paguar me këste

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një paketë të re aktmarrëveshjesh që lehtësojnë pagesën me këste të...

“Miliona euro dëm Shqipërisë”/ “Bankers” kërcënon me arbitrazh ndërkombëtar

Me anë të një deklarate për mediat, kompania “Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht për hetimet e prokurorisë ndaj drejtuesve të kësaj kompanie, të cilët...

“Të japim të dy dorëheqjen”/ Lapaj sfidon Shabanin

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjen mes...

Kontrolle në tregje dhe fermerë/ Tatimet bllokojnë 63 tonë mallra pa kupon

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionin për sigurinë ushqimore në vend, me sekuestrime të tjera të mallrave të skaduara apo pa faturë. Informohet se si...

‘Na duhen njerëz të ditur’/ Rama: Shqipëria s’ka nevojë për juristë, mund t’i eksportojmë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për ata studentë që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Per juristë, tha ai, vendi nuk ka nevojë, pasi...

Lajme të tjera

Web TV