Studim/ Kujdes! Ja kur rrezikojmë më shumë të infektohemi me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse një pjesë e madhe e njerëzve në të gjithë botën janë ndërgjegjësuar me situatën e koronavirusit dhe janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme , përsëri jemi shumë të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Sa është sasia e Covid-19, ndaj të cilës i ekspozohemi çdo ditë?

“Si me çdo helm tjetër, viruset zakonisht janë më të rrezikshëm në sasi të mëdha. Ekspozimet e vogla fillestare kanë tendencë të çojnë në infeksione të buta ose asimptomatike, ndërsa dozat e mëdha mund të jenë vdekjeprurëse”,-thonë profesori Joshua Rabinoëitz dhe studiuesja Caroline Bartman për gazetën Neë York Times.

“Kur hyn në një ndërtesë apo në një zyrë ku ka qenë dikush me koronavirus, nuk është aq e rrezikshme sa të ulesh pranë atij personi të infektuar gjatë një ore udhëtim me tren”,-theksuan ata.

Ndaj distancimi social dhe higjiena e duhur ndihmojnë në uljen e dozës së viruseve, ndaj të cilëve jemi të ekspozuar. Corriere shpjegon se për këtë arsye duhet pasur kujdes i veçantë për të parandaluar ekspozimin ndaj dozave të larta me Covid-19.

“Këto doza janë më të mundshme gjatë ndërveprimeve të ngushta me njerëzit, por edhe gjatë takimeve në lokale të mbushura apo kur prekim fytyrën pasi kemi marrë një sasi të konsiderueshme në duar”.

Dy studiuesit kanë sqaruar në fakt se ndërveprimet e njerëzve janë shumë më të rrezikshme në ambiente të mbyllura.

“Ndërveprimet njerëzore janë më të rrezikshme në hapësira të mbyllura dhe në një distancë të shkurtër, me një përshkallëzim të dozave në rritje me kohën e ekspozimit”.-theksuan ata.

Ndësrsa sa u përket ndërveprimeve kalimtare, që shkelin rregullin e ruajtjes së distancës prej 1.80 metra, si për shembull gjatë pagesës në një supermarket, ato duhet të jenë sa më të shkurtra, duke synuar rregullin: “brenda një metri dhe tetëdhjetë centimetra, vetëm gjashtë sekonda”.

Lexo edhe :  Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim online në e-Albania nga kryefamiljari

OBSH momentalisht rekomandon që të ruhet një distancë minimale prej të paktën 1 metër nga një person tjetër. Ekspertët shtojnë se “rrobat dhe ambalazhet ushqimore që janë ekspozuar ndaj dikujt me virus duket se paraqesin një rrezikshmëri të ulët”./Fjala.al/

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV