Balluku inspekton punimet në bypass-in e Fierit: Të gjithë kantieret e rrugëve të hapur, masa sigurie për punonjësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në bypass-in e Fierit po punohet me intensitet të lartë për përfundimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore. Kompania kontraktuese ka marrë të gjitha masat e sigurisë lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, duke pajisur të gjithë punonjësit me maska dhe doreza si dhe duke respektuar distancën e përcaktuar mes punonjësve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, inspektoi punimet në bypass-in e Fierit për të parë nga afër masat e marra, si dhe për tu njohur me ecurinë e punimeve.

Përfaqësues të kompanisë, e cila po realizon punimet, teksa bënë të ditur planin e masave të marra, ngritën si shqetësim pezullimin e punës nga ana e disa prej fabrikave në Europë të cilat furnizojnë tregun vendas me lëndët e nevojshme, një vonesë e cila do të shtyjë me disa ditë afatin e parashikuar për përfundimin e kësaj vepre.

Ministrja Balluku u shpreh se ky është një shqetësim, i cili po ndihet edhe në sektorë të tjerë, por shtoi se transporti i mallrave po vijon normalisht dhe me një koordinim më të mirë me furnitorët këto problematika mund dhe duhet të kapërcehen, sepse është i rëndësishëm vijimi i punës në kantieret ku ofrohet siguri.

“Ne kemi nisur nga 31 marsi duke kuptuar të gjithë problematikën, duke kuptuar të gjitha mungesat që vijnë në tregun e furnizimeve me mallrat e ndërtimit, nga bitumi dhe deri tek sinjalistika, megjithatë ne do mundohemi që të bëjmë më të mirën, për të arritur dhe për të rikuperuar kohën, që kemi humbur, sigurisht duke marrë parasysh problematikat, të cilat janë të mëdha në këto momente dhe që shpresojmë që do të zgjidhen për të gjithë ne”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur se pas vendimit të Qeverisë puna ka rinisur edhe në disa kantiere të tjera, teksa shtoi se fokusi kryesor mbetet siguria e punonjësve në këto kantiere duke marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

“Qeveria ka marrë një vendim për të lejuar kantieret që të vazhdojnë punën. Ne po vazhdojmë punën kudo. Siç po vazhdojmë në bypassin e Fierit, ashtu dhe në Rrugën e Arbrit, ashtu dhe në bypassin e Tepelenës, në të gjitha segmentet e Kardhiq-Delvinës. Edhe mirëmbajtja e rrugës po vazhdon të bëhet me rigorozitet, por na duhet të kuptojmë që të gjitha kantieret mbi të gjitha duhet të respektojnë rregullat e sigurisë që lidhen me COVID-19. Ky është prioriteti dhe më pas absolutisht duhet të mbarojmë gjithçka që kemi nisur dhe gjithçka që kemi premtuar”, u shpreh Balluku.

Lexo edhe :  Kriset xhami i dritares, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, e informoi ministren mbi ecurinë e punimeve deri në këto momente duke theksuar se nga ana e kompanisë po punohet deri në 15 orë në ditë, me qëllim përfundimin sa më shpejt të kësaj vepre.

“Tashmë jemi në shtresat asfaltike. Në të gjithë trupin e rrugës është bërë përmirësimi shtresave. Në krahun e djathtë jemi në kuotën e binderit dhe jemi afër tapetit. Prodhohet 1400 metër kub asfalt në ditë dhe vazhdohet punohet me intensitet duke pasur parasysh dhe masat e marra për distancat e respektuara për epideminë e COVID. Supervizori i ka dhënë trajnimin e duhur stafit dhe vazhdohet puna 14-15 orë në ditë”, bëri të ditur Verdho.

Megjithë pezullimin e punimeve për dy javë, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 si dhe penalizimi që vjen për shkak të marrëdhënieve me kompanitë e huaja që furnizojnë tregun vendas, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se vepra do të jetë e përfunduar brenda muajit maj.

“Padyshim, data 1 maj që kishim parashikuar për të përfunduar punimet do të shtyhet me disa ditë, por sigurisht brenda majit e gjithë kjo rrugë do jetë e aksesueshme për të gjithë qytetarët, duke shpresuar se deri në atë kohë lëvizja do të jetë pak më e lehtësuar sesa është sot. Ashtu si ka thënë dhe kryeministri Rama, do kemi një ndryshim të masave, por sigurisht ky ndryshim i masave do vijë i shoqëruar me penalitete akoma më të mëdha, për shkelësit, pasi sakrifica që po bën një popull i tërë nuk mund të prishet nga individë, të cilët vendosin të thyejnë rregullat”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur gjithashtu se ka marrë zgjidhje edhe problemi me shpronësimet, i cili ka qene pengesë për ecurinë e kësaj vepre dhe shtoi se në ditët e ardhshme do të ketë një lëvrim të fondeve nga ana e Bankës Europiane të Investimeve, çka do të mundësojë përshpejtimin e ritmit të punimeve.

Të fundit

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

“Opozita kërkon destabilitet, kurse PS sheh nga Europa”

Partia Socialiste mori një rezultat të thellë me 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por kontribut dhanë edhe disa përfaqësues të opozitës...

Lajme të tjera

Web TV