Covid-19/ Epidemiologu: Kemi vatra që mund të shpërthejnë 50 raste në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alban Ylli, mjek epidemiolog ka folur sot për testimet që po bëhen për pesonat e dyshuar me koronavirus si dhe sqaroi të gjithë në lidhje me shtimin ose jo të rasteve.

Gjatë një interviste me skype për Fax Neës  ai tha se për aq kohë sa mekanizmat e përdorura deri më tani po funskionojnë, nuk është e nevojshme për ndryshim strategjie, ndërsa pohoi se shtimi i testeve mund të bëhet në kohën kur merren masa të reja në lidhje me liri-daljen nga karantina të qytetarëve.

Ai u pyet edhe për kohën që pritet zbehja e pandemisë, për të cilën mendon se në mesin e Prillit do ë ketë një kurbë në rritje të rasteve, por që pas kësaj faze, duke filluar nga gjysma e dytë e muajit në fjalë, do të ketë rënie të numrit tëpersonave të infektuar.

“Më të mundshmit janë që në mesin e Prillit të shkojë një rritje e dëmeve por pas kësaj, presim një rënie. Nuk duhet ulur vigjilenca apo të krijojmë iluzione se gjithçka mbaroi. Masat të zbatohen se do të ishin një gabim i madh. Kemi ende vatra në Shqipëri që mund të shpërthejnë 50 raste në ditë pse jo”,-tha Ylli.

Austria dhe Italia kanë diskutuar në nivele të larta të politikës për lehtësimin e masave dhe lirimin e qytetarëve nga karantina, gjë për të cilën u pyet nëse ky është një vendim që do të  merret nga mjekët dhe profesionistët në Shqipëri apo politika.

Gazetari Enea Meksi e pyeti: Nëse do të qëndronim tek masat dhe testimet, a do të kishim më shumë efekt po të shtoheshin këto të fundit?

Alban Ylli: Jemi duke pasur sukses në bazë të linjave që ndjekim, gjithë strategjia e ndjekur është e suksesshme. Nuk mund të thotë askush se kemi bërë zgjedhje të gabuara. Nuk janë qëllim në vetvete në asnjë rrethanë dhe askush kam përshtypjen që janë përfshirë në debat, i shikojnë si një mjet për kontrollin e pandemisë, në një moment që strategjia e zbatuar deri tani ka efekte pozitive dhe nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar.

Nuk është se po ndjekim ndonjë gjë të veçantë. Numri i testeve të kryera është në përputhje me situatën ekzistuese. Numri i testeve përcaktohet nga nevoja që është drejtuar nga gjurmimi, nuk ka arsye ta ndryshojmë këtë strategji aktualisht. Kur shoqëria të hapet dhe të kemi qërkullim pse jo mund të shtohen testimet në këto momente.

Është folur edhe për mungesa të mjeteve mjekësore që nevojiten për trajtimin e pandemisë…

Alban Ylli: Di që ka një stok të mjaftueshëm për të përballuar situatën, janë bërë porosi të reja për sasi shtesë në dijeninë time. Ky është një problem që nuk mund të mbyllet në pak javë, jemi duke ndjekur me vëmendje atë që po ndodh në botë. Momentalisht duhet të operojmë përmes gjurmimit, masat e mbrojtes së popullatës. Masat e reja janë një armë e re në duart e shtetit shqiptar.

Lexo edhe :  “Thuaji që do t’i shuaj familjen!”/ Terrori i “Ben Qimes” ndaj Vladimir Cjapit

Ju mjekët dhe profesionistët do ti jepni indiciet për zbutjen e masave dhe kur parashikoni se ndodh kjo?

Alban Ylli: Ky është një vendim i politikanëve dhe udhëheqësve. Ne nuk jemi për momentin duke dhënë asnjë rekomandim për hapjen e Shqipërisë, por mendoj se do të merret duke parë situatën dhe vlerësuar presionin ekonomik, por nuk besoj se do merret një hap pa parë se çfarë ndodh dhe bëjnë vendet e tjera sidomos në Europë.

Si parashikohet kjo pandemi në vijim, dhe a e kanë kuptuar shqiptarët rrezikun nga prej saj?

Alban Ylli: Ka shenja optimiste, ka vend për t’ju dhënë njerëzve mesazhe optimiste, shumica e vendeve duket se e kanë kaluar pragun e pikut të pandemisë, kanë filluar shenjat e rënies, në Europën Qëndrore duket se ka pasur sukses. Është e vështirë të bësh një parashikim të saktë por modelet dhe skenarët ekzistojnë. Më të mundshmit janë që në mesin e Prillit të shkojë një rritje e dëmeve por pas kësaj, presim një rënie. Nuk duhet ulur vigjilenca apo të krijojmë iluzione se gjithçka mbaroi.

Masat të zbatohen se do të ishin një gabim i madh. Kemi ende vatra në Shqipëri që mund të shpërthejnë 50 raste në ditë pse jo. Duhet të kemi strategji për gjurmimin e tyre por nga ana tjetër të vijojmë të mbajmë hapur spitalet e dedikuar edhe gjatë Majit pse jo. Të kontrollojmë eventet që krijojnë turma dhe të përdorim teknika inovative si matja në distancë e temperaturës etj për të pritur vaksinën që shpresoj të vijë nga fundit i vitit.

Austria është një nga vendet që rreth mesit të këtij muaji do të lejojë hapjen e vendit, mund të zhbëjmë gjithë këtë luftë nëse e bëjmë edhe ne një gjë të tillë?

Alban Ylli: Patjetër që rreziku ekziston, ka ende potencial të lartë për t’u rikthyer, është i shtypur por ende nuk e ka shfrytëzuar potencialin e vet. Vetëm Austria dhe Italia e kanë përmendur në nivele të larta hapjen, asnjë vend tjetër, por kjo do të vijë dhe do të ndodh. Do të duhet të krijojmë një fazë të dytë të kontrollit të virusit. Sa koha ka masa në fuqi duhen zbatuar me përpikmëri.

Të fundit

Veliaj nga burgu: Ols Dado e çau karrierën nga shtrati, djali im nuk e di që jam në qeli

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ku ndodhet prej 13 shkurtit, i është përgjigjur...

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli edhe...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Lajme të tjera

Web TV