E tmerrshme/29-vjeçari ia plas me shkelm në bark të moshuarës-VIDEO

Një 29-vjeçar ka goditur me shkelm në bark një grua rreth të 50-ve. I riu po i largohej policisë me motor në momentin kur goditin gruan.

29-vjeçari ishte thirrur nga policia nëse kishte rast emergjence që kishte thyer rregullin e karantinimit të koronavirusit që po lëvizte në një ambient publik, por i riu ka tentuar të largohet me motor dhe në një moment ka sulmuar edhe një grua rreth të 50-ve.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin shokues kur autori godet gruan në stomak dhe largohet me shpejtësi.

Policia e Londrës i vihet në ndjekje ndërsa 29 vjeçari Nelson Nelson u përpoq të largohet përmes metrosë.

Ai goditi keq edhe dy oficerë policie, njëri prej të cilëve ra në tokë pa ndjenja, ndërsa tjetri u ngrit sërish për të ndjekur autorin.

29-vjeçari u arrestua dhe  tashmë akuzohet për një sërë veprash penale, ndërsa pret të dalë në gjykatë më datë 27 prill. /Përshtati nga Daily Mail, për Fjala.al, B. Quku