Grushta dhe fyerje/ ‘Rebelohen’ qytetarët, por policia gjobit dhe arreston shumë prej tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.11 mg/l.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 270 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi K. J., 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse gjatë pasdites së djeshme duke lëvizur pa leje ka kundërshtuar dhe goditur me grusht punonjësit e Policisë, si dhe u proceduan penalisht shtetasit L. GJ., 20 vjeç dhe E. J., 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse janë konstatuar duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë.

Në Berat është arrestuar në flagrancë shtetasi D. R., 33 vjeç dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. P., 49 vjeç, pasi janë konstatuar nga punonjësit e Policisë duke lëvizur pa mjet identifikimi, jashtë orarit të lejuar të lëvizjes dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit për në komisariat, ku shtetasi D. R. i ka kundërshtuar punonjësit me dhunë.

Lexo edhe :  “Shqipëria në BE”/ Marta Kos: Objektivi, mbyllja e negociatave deri në 2027

Në Pogradec, nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për personat e vetëkarantinuar, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasja D. K., 32 vjeçe dhe I. M., 26 vjeç, të cilët ishin kthyer nga një qytet i Maqedonisë së Veriut dhe duhet të ishin vetëkarantinuar, por janë konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 5 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në Sukth, gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Durrës është konstatuar i hapur për herë të dytë, lokali “Bar kafe” në administrim të shtetasit A. J., të cilit iu bllokua aktiviteti për 6 muaj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të fundit

Zjarr në malin e Dukatit/ Asfiksohen tre zjarrfikës, dërgohen menjëherë në spital

Tre zjarrfikës në Vlorë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Kjo për shkak se kanë pasur probleme me...

Dash Sula: Në PD mungon analiza, sulmohen të rinjtë që duan ta sjellin në pushtet

Deputeti demokrat Dashnor Sula i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të marrë në konsideratë thirrjen e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja, për të bërë...

Kurti zbulon ofertën! Kosova do ketë qeveri me dy parti?

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Cërrik, 65-vjeçari mbytet në kanalin vaditës

Në fshatin Shtërmen, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në një kanal vaditës, shtetasi G. B., rreth 65 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen...

Vështirësi në përdorimin e e-Albania, bashkitë hapin zyra në ndihmë të qytetarëve

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme që janë hapur nga bashkitë...

Lajme të tjera

Web TV