Në një intervistë për Ellen De Geners Show Jennifer Lopez është shprehur se dita e dasmës së saj është shtyrë nga pandemia e Coronavirusit. Ajo kishte vendosur të lidhte kurorë me të fejuarin e saj Alex Rodriguez këtë vit.
Ja çfarë tha Lopez gjatë emisionit: ‘Në fakt, ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”, u shpreh JLo.