Pastori flet me Zotin dhe ‘shëron’ njerëzit nga koronavirusi përmes TV-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pastori amerikan Kenneth Copeland pretendon se shëron koronavirusin përmes thirrjes ndaj Zotit dhe e kanalizon fuqinë e tij duke e dërguar nëpër ekranet televizive.

Copeland, i cili është një homofob i njohur në SHBA përveçse pretendon se shëron njerëzit nga koronavirusi përmes TV, tani përdor edhe një metodë tjetër.

Ai qëndron në kishën e zbrazur,  i shoqëruar nga vetëm katër anëtarë të kishës së tij, pastori  Kenneth Copeland, mban predikimin e tij, shkruan Pink News.

Copeland bërtet në transmetim live: Era, i Plotfuqishëm, ji i fortë, era e jugut, nxehtësia: Digje këtë gjë, në emër të Jezusit. Përkulu Satana! Ua dërgoj drejt e në fytyrë”.

Më pas ai bërtet “COVID-19!”, përpara se të fryjë fort te kamera. Ai vazhdon: “Unë fryj mbi ty, me erën e Zotit. Ju shkatërroj përgjithmonë. Dhe nuk do të kthehesh më kurrë”, thërret pastori duke iu drejtuar koronavirusit.

Përveç metodës së mësipërme Copeland është përpjekur të shërojë njerëzit përmes televizionit.

Vendosni dorën tuaj në ekran” tha Copeland, ndërsa mban njërën dorë që mesa duket mbulohet nga uji i shenjtë dhe qëndron para një ekrani ku shkruhet: “Qëndroni kundër koronavirusit”.

83-vjeçari është shumë i njohur në qarqet ungjillore në Shtetet e Bashkuara. Ai është një figurë goxha e diskutuar për shkak të jetës së tij luksoze, ku shëtit në SHBA me avionët privatë./FJALA.AL

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV