Shqiptari më i urryer në SHBA: Më lironi nga burgu. Vetëm unë e di si t’ju shëroj nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipërmarrësi i Biotech Martin Shkreli ka kërkuar lirimin e tij nga burgu me qëllim që të shërojë njerëzit nga koronavirusi.

Shkreli ka kërkuar lirinë pasi ka prezantuar një punim shkencor prej 11 faqesh të një kompanie farmaceutike e cila sipas tij do të bëjë të mundur mposhtjen e Covid-19.

Në letrën e tij Shkreli kërkon të lirohet nga burgu për një periudhë 3-mujore, për të bërë të mundur sipas tij, që të gjejë kurën ndaj koronavirusit, sëmundje e cila ka shkaktuar një pandemi globale dhe ka infektuar dhjetëra mijëra njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të botës.

Po kërkoj një periudhë të shkurtër vetëm 3-mujore për të ndihmuar në punën kërkimore ndaj COVID-19”, shkruan Shkreli në kërkesën e tij drejtuar autoriteteve amerikane.

Të lësh botën të goditet nga Covid-19, nuk është aspak ngushëlluese as për të burgosurit vetë.”, ndërsa shton se “Si një sipërmarrës i suksesshëm i biofarmës, ku kam blerë kompani të shumta, unë jam një nga të paktët sipërmarrës me përvojë në gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve, nga krijimi i molekulave, vlerësimet preklinike  dhe deri te modeli i provës klinike”, shpjegon Shkreli në letrën e tij.

Martin Shkreli po vuan dënimin në burgun federal të Pensilvanisë. Ai është dënuar me 7 vite burg pas akuzës për mashtrim, pasi në vitin 2017 Shkreli si biznesmen i fuqishëm në fushën e farmaceutikës rriti çmimin e një ilaçi kundër AIDS-it me 5,000 për qind.

Me këtë rast, Martin Shkreli u shndërrua në shqiptarin më të urryer në Amerikë.

Avokati i Shkrelit tha për mediat amerikane se ai do ta kërkojë edhe zyrtarisht që klienti i tij të lirohet për arsyet e specifikuara në letër.

Lexo edhe :  Sistemi sekret që përdor Hamasi për të shpërndarë pagat e qeverisë

Z. Shkreli ka përgatitur një propozim për hulumtimin për gjetjen e një ilaçi ndaj  koronavirusi. Nëse ky hulumtim është i saktë, atëherë ai mund të ndihmojë shkencëtarët dhe mjekët të kuptojnë më mirë se si të përballen me koronavirusin që vret kaq shumë njerëz”, tha Benjamin Brafman.

Ai shtoi se: “Ne do të kërkojmë një lirim tre-mujor në mënyrë që Shkreli të bëjë kërkimet e tij në laborator dhe të mbahet nën mbikëqyrje të rreptë.”, Përshtati nga The Hill për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret. “Është...

80 mln euro dështim, ylli i United i ofrohet Bayernit

Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi...

Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Tensioni i lartë i gjakut është një diagnozë e shpeshtë gjatë kontrolleve rutinë dhe lidhet me një rrezik më të madh për infarkt, goditje...

Flakët rrethojnë edhe Rrogozhinën, Forcat e Armatosura nisin evakuimin e banorëve

Banorët e fshatrave Spanesh dhe Kazie në Rrogozhinë kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të flakëve që rrezikojnë seriozisht jetën...

Lajme të tjera

Web TV