Video e pazakontë/ Ekspertët shpjegojnë se ç’është tornadoja e zogjve

Qindra zogj teksa fluturojnë në sinkronizim gjatë perëndimit të diellit dhe formojnë një “re” lëvizëse, janë fiksuar në kohë nga një qytetar në Gujarat, Indi.

Ai ishte duke vrapuar kur u has me fenomenin që ekspertët e quajnë murmuritje në ornitologji. “Ekstravanga e natyrës kur zogjtë kërcejnë në grup”-shprehet njëri prej tyre.

Videoja e shpërndarë në rrjetin social “Twitter” provokoi shumë reagime,  ndër të cilat haset edhe pyetja nëse virusi Covid-19 ka ndonjë lidhje me sjelljen e zogjve.

Pyetje që mori përgjigje negative nga një pjesë komentuesish, pasi murmuritja e zogjve është pikasur edhe më parë, kur bota ende s’ishte prekur nga pandemia e koronavirusit.

https://twitter.com/i/status/1246513381034475520

Fjala.al