WhatsApp nxjerr rregulla të reja përdorimi si pasojë e informacioneve të rreme rreth COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne lufte për të ndaluar shpërndarjen e informacioneve të rreme rreth pandemisë së koronavirusit, kompania gjigande e komunikimit WhatsApp ka shtrënguar masat edhe me tej.

Vetëm para dy vitesh, përdoruesit mund të bënin forward mesazhin në plotë 250 kontakte dhe grupe të tjera. Si pasojë, në vitin 2018 në Indi u përhap një valë informacionesh të rreme në WhatsApp ( rreth disa rrëmbime fëmijësh) që rezultoi në vrasjen e dhjetëra të pafajshmëve.

Vitin që shkoi aplikacioni në pronësi të Facebook, e limitoi këtë numër në pesë kontakte njëkohësisht, ndërkohë që të martën kompania njoftoi se tani mesazhi mund të bëhet forward në vetëm një kontakt.

“Ne e dimë se sa shumë përdorues bëjnë forward informacione të vlefshme, video gazmore apo citime inspiruese. Në javën e fundit njerëzit organizuan edhe lëvizje në mbështetje të punonjësve të shëndetit.”

“Gjithsesi, ne kemi konstatuar një rritje të numrit te mesazheve që çojnë në keqinformim të përdoruesve.”

Ky reagim erdhi pas përhapjes së teorive konsiprative, veçanërisht në Britani, sipas të cilave COVID-19 përhapej përmes antenave të rrjetit 5G. Si pasojë e përhapjes së këtij lajmi shumë njerëz i vunë flakën kullave të kompanive celulare. Sulmet bën qe qeveria britanike t’i drejtohej platformave te rrjeteve sociale për marrjen e masave kundrejt qarkullimit të informacioneve të rreme.

Edhe gjigandët e tjerë të teknologjisë si Google, Facebook dhe Twitter kanë marrë masa për të kontrolluar shpërndarjen e informacionit duke promovuar lajmet nga burime të besueshme./ Fjala.al

Të fundit

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram?

Me siguri e keni vënë re opsionin e ri Repost në Instagram, që ndodhet në të njëjtin rresht ku janë butonat Like dhe Share...

Lajme të tjera

Web TV