Armët e Shqipërisë u përdorën në gjenocidin që shfarosi 1 milion njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 7 prill 1994 filloi në Ruandë gjenocidi që zgjati 100 ditë, gjatë të cilit u vranë 1 milion vetë. Armët për gjenocidin u mblodhën nga vendet e Europës Lindore prej sekserëve perëndimorë, që i shitën në Afrikë.

OKB e ka shpallur 7 prillin, ditën kur përkujtohet gjenodici etnik i ndodhur në Ruandë. Nga Tirana deri në Kigali ndodhen 5 mijë kilometra linjë ajrore. Shqipëria dhe Ruanda nuk kanë ndonjë gjë të përbashkët. Të dy vendet janë vende të vogla dhe kanë natyrë të bukur. Por historia e re i ka bërë bashkë të dy vendet në një tragjedi. Gjenodici etnik i 1994-ës në Ruandë është kryer edhe me armë shqiptare.

Historia- Çfarë ka ndodhur?

Burimet e informacionit për këtë pjesë janë marrë nga sistemi informativ i OKB-së.

Në vitin 1994, popullsia e Ruandës ishte 7 milionë banorë me një përbërje 85 përqind hutu, 14 përqind tutsi dhe 1 përqind twa. Ruanda iu la Gjermanisë nga Konferenca e Berlinit e vitit 1884, si pjesë e Afrikës Lindore Gjermane. Sundimi gjerman pati ruajtur raportet sociale ekzistuese, tutsit drejtonin popullsinë duke u parë si superiorë, kurse hutut shiheshin si inferiorë, të një klase më të ulët. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Belgjika mori kontrollin mbi Ruandën dhe e quajti Ruanda Burundi. Belgjika vendosi një mbret që vinte nga etnia tutsi dhe futi kartën e identitetit, gjë që rriti tensionet etnike duke u bazuar tek raca. Mbas Luftës së II Botërore, Ruanda Burundi u bë territor që iu besua Kombeve të Bashkuara, dhe qeverisja iu la Belgjikës. Më 1962 vendi shpalli pavarësinë dhe u nda në Ruandën dhe Burundin, dy shtete të pavarura. Në Ruandë u vendos një president hutu. Mijëra tutsi u detyruan të largohen nga vendi. Kurse në Burundi kryesimin e mbajtën tutsit.

Në vitin 1973, komandanti i ushtrisë, që ishte një hutu mori me puç drejtimin e Ruandës dhe vendosi sistemin njëpartiak me kuota etnike në shërbimin publik. Në vitin 1990 ushtria filloi të stërviste dhe të armatoste popullsinë civile. Tri vitet e ardhshme mijëra tutsi u vranë në të gjithë vendin.

Një organizatë që përbëhej kryesisht nga tutsit, Fronti Patriotik Ruandez (FPR), ishte krijuar në vitin 1987 në Ugandë. Më 1990, ata sulmuan Ruandën dhe kjo u përdor si shkak pastaj për të përndjekur të gjithë tutsit që jetonin në vend. Më 1993,  u vendos armëpushimi midis presidentit hutu dhe FPR dhe Kombet e Bashkuara dërguan një mision paqeruajtës në Ruanda, UNAMIR, për të ruajtur armëpushimin. Por në vitin 1994, një aeroplan ku ndodheshin presidenti i Ruandës dhe presidenti i Burundit u qëllua me raketë më 6 prill. Këtë ditë ushtria profesionale e Ruandës dhe civilët e armatosur filluan të vrisnin tutsit dhe hutut e moderuar duke shkuar shtëpi më shtëpi. Vrasjet vazhduan 100 ditët e ardhëshme. Një milionë tutsi dhe hutu të moderuar u vranë nën mbikqyrjen e botës. Deri sa në gusht drejtimin e vendit e mori FRP dhe OKB dërgoi një mision tjetër për Ruandën.

Lexo edhe :  GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Armë nga Shqipëria 

Një nga metodat e përdorura për furnizimin e Ruandës me armë është ajo që autorët e quajnë: “Metoda anglo- franceze e detit të hapur”. “Sekserët dhe tregtarët britanikë kanë përdorur kompani nënkontraktore me bazë në vendet pa taksa, për të kryer aktivitetet e tyre në Ruandë”, shkruajnë autorët bazuar në përgjigjet e marra nga personeli i avionëve britanikë, që kanë qenë të involvuar në furnizimin me armë të ruandezëve në ekzil dhe të milicisë hutu. “Avionë mallrash të regjistruara në Afrikë, por me bazë në Europë kanë ndihmuar për tregtinë e fshehtë të armëve,” thuhet në libër, ku jepet si shembull pohimi i bërë nga një pilot britanik dhe një person që është marrë me ngarkesën e mallit.

“Një pilot britanik dhe një punonjës i ngarkesës pranuan se në maj të vitit 1994, një avion i një kompanie britanike fluturoi bosh nga Oostendi i Belgjikës deri në Tiranë, ku u mbush me armë të vogla nën kontrollin e oficerëve izraelitë. Aeroplani fluturoi në Goma, ish Zaire, pa asnjë lloj kontrolli doganor dokumentacioni për ngarkesën, duke përfshirë edhe rimbushjen me karburant në Kairo. Ata thanë se fillimisht nuk ishin të vetëdijshëm se fluturimi i tyre kishte të bënte me transport armësh. Pastaj menduan se kishin të bënin me një tregti midis qeverive, deri sa panë se në Kigali nuk u bë asnjë lloj dokumentimi,” shkruajnë autorët, duke shtuar se ekuipazhit të avionit i kujtohet që ka bërë gjatë asaj kohe edhe fluturime të tjera nga Shqipëria, Bullgaria dhe Izraeli.

Për disa fluturime nga Shqipëria dhe nga Izraeli në drejtim të Gomas dhe Kinshasas flasin edhe dokumentet e gjetura në vitin 1996, nga dy gazetarë të “Corriere Della Sera” në një kamp refugjatësh në Mugunga. “Këto dokumenta konfirmojnë pohimet e ekuipazhit britanik për fluturimet e fshehta ndërmjetësuar nga agjentë perëndimorë. Shtatë transporte ajrore të armëve të vogla me vlerë 6,5 milionë dollarë janë bërë nga Tirana dhe Tel Avivi nga mesi i prillit deri në mes të korrikut të vitit 1994, për forcat që ishin duke kryer vrasjet masive për të cilat mediat ndërkombëtare raportonin përditë”, shkruajnë Johan Peleman dhe Brian Wood. Ata tregojnë edhe për milionat “e humbura” rrugës, dhe një biznesmen francez që ia kërkon zyrtarëve hutu të ministrisë së Mbrojtjes në Ruandë, si dhe për mbledhjen e armëve për masakrën tjetër, atë në Brazavillë, Kongo./DW

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV