Ermir Nika: Rreziku i infektimit nga “Covid 19”, dhe nga… mediokriteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rubrika: “Shkrimtari në karantinë”

 “Ja pse situata e karantinës vlen për shkrimtarët panoramikë që vuajnë audiencat e zbrazura”

 Nga Leonard Veizi

Ai duhet të ketë lindur me “këmishë”, sepse pas një punë te gjatë e sfilitëse, ka arritur që botimin e tij më madhor, një roman i cili ka si personazh qendror një kinez, ta nxjerrë në qarkullimi pikërisht tani, kur Shqipëria është përfshirën në pandeminë e “Sars Cov-2”, për të cilën thuhet se na erdhi po nga Kina. Shkrimtar, studiues e pedagog, ai ka qenë për shumë vite specialist e drejtues i sektorit të librit në Ministrinë e Kulturës, dhe falë kësaj është dhe njohësi i mirë i gjithçkaje letrare e studimore që qarkullon në Shqipërinë e viteve të tranzicionit. Rreth situatës së fundit që po kalojnë shqiptarët, njerëz të thjeshtë që shtyjnë ditët duke luajtur domino e parë televizor, por dhe ata “të përbërë” që po e shfrytëzojnë këtë periudhë karantine për të mbaruar punët që nuk arrinin t’i përfundonin në ditët e zakonshme e plot vrull, Ermir Nika e ka një mesazh. Për më tej në një intervistë për “Fjala” ai thotë:

 -Si po i kaloni ditët në karantinë?

Ditët shpesh ngatërrohen me netët! Dallueshmëritë mbi to mundemi t’i dallojmë vetëm nëpërmjet ngjyrës dhe efektit të tyre në gjendjen tonë psiko – emocionale. Mbi të gjitha asgjë nuk është aq e vështirë sa duket, sikurse ҫdo gjë nuk mund të jetë po aq e bukur sa paraqitet nëpërmjet distancës.

-A është frymëzuese për ju një situatë e tillë?

Nuk mundet ta fsheh. Nëse depërton nën petkun e kësaj dukurie, vëren se në njëfarë mënyre po jetojmë me frikën dhe drojën që ka shoqëruar njerëzimin në kohën e murtajës, kolerës, apo edhe periudhës kur u shfaq H5 N1. Paskëtaj, njerëzimi ka dalë më vetëdije të trazuar, pak a shumë i pushtuar nga valët e pavetëdijes që e shtyn të hipë apo të zbresë në një mol ku në kohë të ndryshme shfaqet ankorimi i një anijeje. Diku do të bartesh, po ku? Ardhmëria gjithmonë duket e largët dhe në imagjinatë ajo gjithmonë përvijohet në trajtën e Parajsës, Ferrit apo Purgatorit. Njeriu nuk është i përgatitur për asnjërën prej këtyre hapësirave, ashtu si edhe për ndryshimin që pritet të vijë pas kësaj pandemie, e cila i blatoi një virtyt madhor gjindjes njerëzore, ose më saktë zbuloi një ind të fjetur të tij, dhembjen për tjetrin!

-A mund të përbëjë ky precedent një motiv që në të ardhmen që të shkruhet më shumë rreth ngjarjeve që solli “Covid-19”?

Në fillim do të yshten të shkruajnë shkrimtarët që janë dhe mbeten thjesht panoramikë, kryesisht ata që vuajnë audiencat e zbrazura. Letërsia vjen tek lexuesi nëpërmjet subkoshiencës së shkrimtarit dhe ajo do kohën e saj, së pari të ndërtohet brenda tij, më pas ta mposhtë përmbajtjen e tij, ta shkallmojë formën e tij fizike e të depërtojë në ambientin përreth tij. Letërsia në vetvete është njëra nga veprimtaritë më madhore të njerëzimit. Largësia prej saj, i ka sjellë trauma të heshtura jetës njerëzore, sepse i ka dhënë më së shumti këtij të fundit përvoja shqisore, duke i dobësuar gjithmonë e më shumë ndërgjegjen, për pasojë mendimin dhe duke kufizuar gjithmonë e më tepër botëkuptimin e tij. Për pasojë ka kaluar nëpër një jetë të pajetuar, deri sa në hapësirë u shfaq Covid 19!

Lexo edhe :  Gazeta Fjala, 8 Maj 2024

-A mund të kthehet në vlerë qëndrimi si i ngujuar nga frika e një virusi?

Kjo pandemi së fundi u pagëzuar më emrin apo titull “Covid 19”! Kjo nuk ka shumë rëndësi. Përgjithësisht njerëzimin e kërcënojnë vazhdueshëm rreziqe të tilla si: rreziku i infektimit nga mediokriteti gjë e cila sjell pasoja të parikuperueshme, rreziku i mospërballimit të trysninë dhe tjetërsimit që vjen nga një shoqëri që vetëm rend drejt një pike pa orientim, rreziku i humbjes së ndjesive në një botë që po bëhet gjithmonë e më shumë virtuale dhe e programuar. Për sa më sipër, “Covid 19”, përbën rrezikun më të vogël dhe ngujimi thjesht për t’u ruajtur nga një kollë e përsëritur apo paksa dobësi trupore, të kujton se njeriu trembet më fort nga humbja e varësisë që i ka krijuar kjo jetë e përbërë nga këto tipare aspak njerëzore, madje deri në kufijtë e absurdit!

-Kush është primare në ditë të tilla për ju, leximi apo krijimtaria?

Mbase është ndër të vetmet marrëdhënie ku rendi gjithmonë ka gjasë të më ngatërrohet. Mbase të dyja mbajnë njëra-tjetrën, pasi edhe kur lexon në mendjen e tij çdokush prodhon një film, apo kur shkruan, gjithkush prej racës së shkrimtarëve, ndien se po lexon e po hedh në letër apo tastierë, fragmente apo kapituj të cilët një fuqi mbinjerëzore, ia ka besuar për ta ndarë, me ata të cilët do ta kenë kureshtje të njihen e më pas do ta besojnë, e më tej për ta përfshirë veten si njëri prej personazheve apo dëshmitarëve të asaj ҫ’ka ndodhi apo u dëshmua prej dikujt, nëpërmjet faqeve të një libri. Në fakt, etapat e ndryshme të evolucionit të shpirtëror dhe mental të brezave të ndryshëm janë ndërtuar dhe ndikuar prej librave, si në rastin e Trojës ku gjejmë një ndër formulat bazë të ekzistencës se qytetërimit prej së cilës, bota nuk është çliruar ende, madje vijon të funksionojë si e tillë! Dhe kështu, sipas kësaj, në këtë model apo edhe në forma disi më të ndryshme, historia përsëritet. Gjithsesi sunduesit, në çaste të caktuara gjithmonë e kanë një shkak, apo pretekst për t’i ngujuar popujt e tyre nga një rrezik i mundshëm, madje shfarosës, ku pas tij, njerëzimi kupton se ka arritur të zhvillojë një dhunti që hera herës ngre krye brenda tij, mbijetesën.

Intervistoi: Leonard Veizi/ Fjala/

Të fundit

Flet djali i Belerit: Nuk ishte rastësi, Rama donte të provokonte me takimin në Athinë

Djali i Fredi Belerit Petro Beleri, në lidhje me deklaratat e Ramës për babain e tij, shprehet se “Zgjedhja e...

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare në Kuvend. Drafti u prezantua nga ekspertët në...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

Lajme të tjera

Web TV