Ky fëmijë do t’ua këputë shpirtin: Mami nuk mundem më, dua të dal…-VIDEO

Koronavirusi ka mbyllur në shtëpi të madh dhe të vogël. Të vegjlit janë ata që po vuajnë më shumë pasojat e vetizolimit.

Një rast i tillë vjen nga Italia, konkretisht në Siçili, ku një fëmijë 5-vjeçar i lutet mamasë së tij se nuk mund të qëndrojë dot më i mbyllur në shtëpi.

Me gjithë përpjekjet e mamasë së tij për t’i shpjeguar arsyet e të qëndruarit në shtëpi, 5-vjeçari thotë se ai nuk mundet më të vazhdojë kështu.

Nuk mund të jetoj gjithë ditën i mbyllur në shtëpi, nuk mundëm më, dua të shkoj tek parku, në pishina, në shkollë. Dua të iki nga shtëpia, jam i lodhur. Do të bëj gati valixhen dhe do iki tek gjyshi”, proteston djali ndaj mamasë së tij.

Më pas djali dorëzohet dhe fshihet pas perdes dhe i thotë mamasë së tij se do të qëndrojë vetëm.