“Nuk dëgjohet qartë”, Komisioni i Ligjeve rrëzon on-line dekretet e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë vijon aktivitetin dhe vendimmarrjen përmes komunikimit online. Komisionet kryesore në Kuvend rrëzuan dje dy dekrete për kthim ligjesh të Presidentit, ai i njohur si ligji KÇK dhe ai për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Duke qenë nisma politike të qeverisë ishte e pritshme që Kuvendi me mazhorancën absolute që ka të votonte kundër, pavarësisht nëse Kuvendi punon rregullit apo në situatë të jashtëzakonshme. Vendimmarrjet në parlament kanë detyrimin ligjor e kushtetues të respektojnë praktikat e mira parlamentare dhe të jenë transparente.

Shqetësimi i ngritur javën e kaluar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) mbi parregullsitë që mund të krijohen nga punimet online dhe apeli që Kuvendi të zhvillojë punime live të verifikueshme për cilindo që ka interes në monitorimin e ndjekjen e tyre, fatkeqësisht rezultoi se nuk është marrë në konsideratë nga Kuvendi. Ndaj, edhe në raportimet e djeshme në mediat televizive asnjë prej tyre nuk kishte pamje filmike ilustruese, një tregues se media nuk ka pasur aksesin e nevojshëm për verifikimin e mbledhjeve, debateve dhe vendimmarrjes, edhe në raste të tilla me rëndësi, siç ishin rrëzimi i dy dekreteve për ligjet e mësipërme, për të cilat shoqëria civile vazhdimisht ka ngritur shqetësime.

Praktika e punës online e Kuvendit është një situatë e imponuar, por në Shqipëri nuk ka përvojë dhe në një vend ku standardet e transparencës janë minimale, kjo praktikë mund të ndikojë në thellim të cenimit edhe më tej të këtyre standardeve. ISP po ju paraqet sot një ilustrim nga mbledhja e parafundit e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, komisioni më i rëndësishëm në procedurën parlamentare. Siç shihet, vetëm në një faqe ka 12 raste kur fjalitë & fjalët e relatorit të ligjit mungojnë, nuk dëgjohen ose nuk kuptohen. Ky është një dokument zyrtar dhe nëse praktika të tilla vijojnë në këtë formë, dokumenti humbet vlerën e të qenit zyrtar, aktet e miratuara humbasin vlerën e praktikës ligjore dhe vetë Kuvendi humbet shumë në besueshmërinë e punimeve dhe të produkteve ligjore të tij.

Lexo edhe :  Marrëveshja Rama-Meloni/ Apeli i Romës vendos që emigrantët Gjadër të kthehen në Itali

ISP, si organizatë monitoruese për aktivitetin parlamentar, për nxjerrjen e akteve ligjore dhe për respektimin e Kodit të Etikës në Kuvend, uron që ky të jetë rast i izoluar dhe që alibitë mbi çështjet teknike të mos kthehen në kosto për transparencën dhe detyrimet ligjore të Kuvendit. Gjithashtu ISP apelon Kuvendin që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar transparencë mbi mbledhjet, debatet, aktet dhe gjithë elementët e tjerë të vendimmarrjes parlamentare në komisione dhe në seancën e ardhshme plenare. Kjo është minimumi i standardeve që një parlament duhet të përmbushë.

 

Të fundit

Tragjedi në Kosovë, tre fëmijë humbin jetën pas shembjes së banesës

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pasi tre fëmijë kanë humbur jetën. Ata janë zënë poshtë...

Sara Gjordeni rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sara u shpreh se...

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të...

Horoskopi ditor, 2 Shkurt 2025

Dashi Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar. Ndonëse problemet e mbartura nuk do të...

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me rezultatin 1 me 0 në...

Lajme të tjera

Web TV